Politikë

Afër BE-së dhe drejt një Partneriteti Strategjik me Greqinë

Postuar në 29 Janar, 2018 10:25

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se Shqipëria është një hap afër çeljes së negociatavëe të anëtarësimit në BE. Ai ka referuar takimet e zhvilluara në samitin e Davosit ku sipas tij, në kontaktet e marra është konfirmuar nota pozitivie për Shqipërinë, ndërkohë që është cilësuar se vendi ynë “i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë”.

“Populizmi dhe nacionalizmi kërcënojnë Ballkanin”

Postuar në 28 Janar, 2018 17:24

Pikëpamjen se "populizmi, nacionalizmi dhe irredentizmi” kërcënojnë Ballkanin shpreh në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Athinës, Komisioneri për Imigracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos.

Komisioneri grek në intervistën e tij vë në dukje se "udhëheqësit e këtyre vendeve duhet të kuptojnë se është e nevojshme që të mendojnë dhe të veprojnë në frymën evropiane" dhe theksoi se "vendet si Greqia mund të luajë një rol kyç në ndërtimin e urave që do të sjellin Ballkanin Perëndimor më afër familjes evropiane.

Opozita shet suksesin e protestës për një status të kryeministrit në Facebook

Postuar në 28 Janar, 2018 14:29

Opozita shqiptare fitoi dje me protestën e zhvilluar në Tiranë, betejën afatshkurtër me pasigurinë e pjesëmarrjes së njerëzve.

Ciladoqoftë shifra që jepet, apo planet me dron që duan të minimizojnë numrin e njerëzve që dolën në bulevard, thelbi mbetet i paprekur: mijëra njerëz dolën për të kundërshtuar qeverinë e Edi Ramës. Në kushtet e një bojkotimi masiv që iu bë Partisë Demokratike edhe nga anëtarët e vet në zgjedhjet e 25 qershorit, pjesëmarrja e djeshme është një moment frymëmarrjeje.

Qeveria përballë kërkesës për zgjedhje të parakohshme

Postuar në 27 Janar, 2018 14:45

Opozita zhvilloi protestën e paralajmëruar duke mobilzuar njerëz dhe struktura nga gjithë Shqipëria për të mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit. Parë në dy aspekte, protesta pati një masivitet që nuk mund të shpërfillet. Por më tepër se presion ndaj qeverisë, ajo i shërben Lulzim Bashës për të forcuar kontrollin mbi Partinë Demokratike dhe rikonfirmimit si lider i opozitës. Edhe gjuha e tij ishte përgatitur mbi këtë shtrat, me fokus gjendjen e vështirë ekonomike.

Pas spektaklit të Lulzim Bashës

Postuar në 26 Janar, 2018 15:00

Opozita politike e përfaqësuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi thirrën bashkarisht popullin t'i ndjekë në një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. 
Pas tye në ballinën politike janë, edhe Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Vangjel Dule. Objekti i protestës është varfëria e shqiptarëve dhe krimi e droga. 

Gruaja e Presidentit: Të heqim zvarrë Edi Ramën

Postuar në 25 Janar, 2018 20:42

Takimet e LSI-së nuk kanë më entuziazmin e dikurshëm. Ikja nga pushteti duket se ka zbehur mbështetjen për një parti që raportet me elektoratin i ndërtoi mbi marrëdhënie kleringu. Por  Monika Kryemadhi që ka marrë në dorë drejtimin e partisë pas zgjedhjes së bashkëshortit president ka ashpërsuar gjuhën në veçanti ndaj kryeministrit, me të cilin LSI ndau bashkëqeversisjen e 4 viteve.

Kryemadhi ka sjellë referenca nga historia si paralajmërim për kryeministrin. Një herë Esat Pashë Toptanin dhe më pas Enver Hoxhën.  

"Fakte të pakëndshme për Shqipërinë"

Postuar në 25 Janar, 2018 15:26

Kryetari i grupit për Europën Juglinore në Bundestagun gjerman, Stephan Albani në një  intervistë për “DW” thotë se Shqipëria nuk e ka ende besueshmërinë në shkallë ndërkombëtare për të marrë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ai sjell si shembull qëndrimin e mazhorancës në çështjen e  ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se nuk mund të përfitohet asnjë imunitet përpara një procedure ligjore që synon zbardhjen e një çështjeje.

Cipras vjen në Tiranë

Postuar në 25 Janar, 2018 15:06

Në Davos ku kryeministrat Rama e Cipras do të çertifikonin arritjen e bisedimeve të Kretës dhe Korçës u mësua se shefi i qeverisë greke së shpejti do të vizitojë Tiranën, duke i dhënë kështu fund një periudhe të ftohtë mes dy vendeve.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se nënshkrimi i partneritetit strategjik i hap rrugën normalizimit të plotë dhe përmirësimit të marrëdhënieve greko-shqiptare pas takimit të kryeministrit Aleksis Cipras me homologun e tij shqiptar Edi Rama.

SHBA duhet të marrin rol drejtues për Ballkanin

Postuar në 24 Janar, 2018 21:37

Janusz Bugajski, analist i njohur i çështjeve të sigurisë në Ballkan, ka bërë thirrje që SHBA të marrë në dorë drejtimin strategjik në Ballkan. Në një shkrim për Europe’s Edge, cituar nga disa media, Bugajski sugjeron ndërhyrjen e SHBA për të shmangur polarizimin politik dhe atë etnik që mund të ndezë konflikte të armatosura.

Donald Lu: Pse po vonohet kapja e kokave të krimit

Postuar në 23 Janar, 2018 20:10

Personazhi që kishte lajmëruar arrestimin e peshqve të mëdhenj në Janar ka dhënë arsye pse po vonohet kapja e tyre. Në një reagim të publikuar nga Zëri i Amerikës, ambasadori amerikan Donald Lu, e lidh këtë handikap me “mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë