Politikë
Kufijtë shqiptarë si politikë dhe plan biznesi i Austrisë
Koha Ditore publikon sot një opinion të diplomatit të njohur austriak Wolfgang Petrisch. I konsideruar si një njeri i afërt me qëndrimet shqiptare për Kosovën, Petrisch është përfolur së fundmi për ndryshimin e qëndrimit të vet dhe përafrimin me idensë serbo-thaçiane të shkëmbimit të kufijve. Në opinionin e tij, Petrisch përmend dy elementë bazë: së pari se klima në Ballkan po afirmon frymën e kompromisit mes shteteve duke nisur me rregullimet e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë dhe Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë si dhe Kosovës dhe Malit të Zi.
Vlahutin pranon: Ligji për Teatrin, problematik. Pyetje shtesë nga Brukseli. Me çeljen e negociatave, situata të tilla do shmangen
Ambasadorja në largim e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka dhënë sot një intervistë për Top-Channel ku flet për momentet e fundit, punën e bërë etj. Ajo është pyetur edhe për ligjin e Teatrit Kombëtar, për të cilin ka deklaruar se do të ketë një përgjigje nga BE. Vlahutin ka pranuar nëpër të se ligji ka krijuar një situatë të papëlqyeshme dhe në momentin kur Shqipëria të çelë negociatat çdo ligj do të duhet të kalojë më parë nga Brukseli. Pra situta të tilla do të shmangen.
Fotolajm/Promovimi i një biznesi pas fasadës së promovimit të qytetit pa makina
Erion Veliaj ka pasuruar vitrinën e tij me rekuizitën e vjetër të tregëtuar në Tiranë. Synimi? 40 lekë/20 minuta= 2 lekë për minutë. Shumëzim me 4000 biçikleta shumëzim për 60 minuta(mesatarja arbitrate e përdoimit ditor për njësi) = 4 800 mijë lekë/ditë. Shëndet e të mira! Lali punon mirë me lapsin.
PS: Shiko nëntitullin:)
Kush është biznesmeni që është qëlluar me armë për të cilin foli Lulzim Basha?
Dje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për situatën e rëndë që sipas tij është krijuar nga krimi në vend. Në një deklaratë për shtyp ndër të tjera, Basha tha:
Gjobë dhe burg, avazi i njohur i të "majtës"
Sot u shfaq në disa media një lajm për Censusin e vitit 2020. Thuajse në të gjitha tituj mbizotëronte paralajmërimi: Gjobë.
Gjobë për ata që i shmangen regjistrimit apo gënjejnë për të dhënat e tyre. Gjoba është 1 milionë lekë.
Biba: Do t’i drejtohem Gjykatës së Strasburgut për të sqaruar çështjen
Sot, zv. kryetari i KQZ-së, Denar Biba ka reaguar ndaj akuzave që janë ngritur ndaj tij në media. Më poshtë pjesë nga deklarata:
Ju kam thirrur për të ndarë komunikimin tim të fundit për këtë çështje që mori më shumë prezencë në mediat. Gjykata e Strasburgut foli duke prezumuar të vërteta ato që ka nxjerrë media, që ka konfirmuar variantin tim të së vërtetës. Varianti i plotë do mësohet kur media të nxjerrë të plotë audion.
Presidenti: Kundër çdo modeli të ndryshimit të kufijve
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë së fundmi me një qëndrim të vetin për negociatat Serbi-Kosovë dhe idenë e homologut të tij kosovar, Thaçi për korrigjim kufijsh. Në një intervistë për Albanian Daily News, Meta shprehet kundër çdo modeli të tillë që sipas tij vë në rrëzik stabilitein e rajonit.
Atleti i europianizmit: Morëm eritreasit. Bëmë atë që duhet të bënte Europa
Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot si kristian i mirë kur ka folur për vendimin e qeverisë shqiptare për të pritur 20 emigrantë eritreas në vendin tonë. Sipas Ramës Shqipëria nuk mund të rrinte spektatore në një histori dhimbjeje dhe turpi.
Kusuret e modelit të “liderit të fortë”
Hashim Thaçi është hedhur në ofensivë me disa drejtime. Si paqififikues, si burrë shteti, si politikan por edhe si diplomat. Por ofensiva kryesore e tij është ndaj shqiptarëve, apo atyre shqiptarëve që nuk e përkrahin tezën e tij të korrigjimit të kufijve.
Përkundrejt shqetësimit legjitim, presidenti i Kosovës nuk preferon të japë ndonjë sqarim real për formulat e tij të paqëndrueshme logjikisht, por ka zgjedhur këmbënguljen e atij që ndjen apo bind veten se po bën histori.
Korrigjojeni atë hartë!
Tashmë është e qartë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka një qëndrim të ndryshëm për ndarjen e Kosovës nga ai i shefit të vet politik, kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit nuk është shprehur as pro as kundër, por nëse konsiderojmë metrat komunikativë që Rama përdor prej vitesh, atëherë opinion i para disa ditëve i shërbyesit të tij, Baton Haxhiu, me titull: “Ç’ka nëse ia dalin” duhet marrë si shprehje e miratuar edhe kryeministri shqiptar. Edi Rama është në favor të pazarit e Serbinë, për lëshim territoresh, për pazarin e radhës ku ai dëshiron protagonizëm dhe lajle lulet e paqifikuesit.
