Lajme
Donald Lu: Akuzat kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze
Ambasadori amerikan është për momentin njeriu ku bashkohen të gjitha fijet e zhvillimeve politike të dy viteve të fundit në Shqipëri, ku në krye të axhendës është pa dyshim reforma në drejtësi. I angazhuar personalisht për ta çuar përpara këtë proces duke përmendur edhe emra konkretë, Donald Lu ka folur për arrestimin e peshqve të mëdhenj. Në një intervistë për revistën Mapo ai i quan shumë serioze akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe thotë se klasa politike në përgjithësi nuk e do reformën në drejtësi.
Prodi: “Turqia, me shumë ndikim, por nuk shoh skenarë joeuropianë për Shqipërinë”
Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka komentuar zhvillimet politike rajonale duke u shprehur se për Shqipërinë nuk sheh një të ardhme joeuropiane.
Përmes një interviste të datës 19 dhjetor për "Osservatorio Balcani e Caucaso", Prodi, ka pranuar se ndikimi i Turqisë në Shqipërisë është shumë i madh, por se deklaratat e kryeministrit aktual, Edi Rama, nuk janë diçka e re, sa kohë nuk pasohen nga veprime konkrete.
Artikulli/Konflikti i parë në 2018-ën, në Mesdheun Lindor. Arsyeja: Gazi natyror
Mesdheu Lindor mund të jetë teatri i konfliktit të parë për hidrokarburet në vitin 2018. Të paktën kështu shkruhet në një opinion të Al-Monitor, media që përqendrohet në analizën e situatës në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme. Sipas artikullit në fjalë, konflikti greko-turk lidhet me burimet e gazit që janë shkaku i shtimit të tensioneve për çështje territoriale.
Gropa e rafinerisë së Ballshit dhe fiasko me miliarderin amerikan
Naftëtarët e Ballshit ndalën protestën pasi morën garanci nga qeveria se përmes një kredie do shlyheshin pagat e muajit nëntor. Megjithatë kjo duket një zgjidhje e përkohshme, pasi problemet me rafinerinë e Ballshit janë më të thella dhe zënë fill që në vitin 2008 me privatizimin e kompanisë "ARMO".
Në shtator 2016, qeveria aktuale bekoi në një ceremoni të veçantë atë që e shpallën si një marrëveshje private me një grup biznesmenësh "COGM Holding LTD" për të rivënë në punë rafinerinë.
Sheraton largohet nga Shqipëria
Rrjeti i hotelerisë “Sheraton” do të largohet nga Shqipëria. Kjo njoftohet nga Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) që shton se Sheraton ikën që më 1janar 2018.
Sondazhi, mbështetje e zbehtë për Shtetet e Bashkuara të Europës
Përafërsisht një e treta e gjermanëve dhe qytetarëve francezë janë në favor të idesë së krijimit të "Shteteve të Bashkuara të Evropës", projekt që promovohet nga lideri Socialdemokrat (SPD), i Gjermanisë Martin Schulz. Sipas një sondazhi të kryer nga kompania YouGov në periudhën 13 deri më 19 dhjetor, 30% e gjermanëve dhe 28% e francezëve janë në favor të kësaj ideje, ndërsa 33% dhe 26% respektivisht nuk pajtohen.
Opinione mbi çështjen "Janullatos". Nga kurorëzimi, te kërcënimi për sigurinë personale
Dhënia e nënshtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas përfshihet në ato akte që si të thuash i hap rrugë deklasifikimit të ngjarjeve që shoqëruan gjithë rrugëtimin e tij nga ardhja në Shqipëri dhe kurorëzimi në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Versione ka nga të dyja palët, megjithatë ato bashkohen në një emërues, mosbesimin e madh të autoriteteve politike shqiptare të kohës ndaj misionit të tij në Shqipëri, nisur gjithmonë nga predispozita se një grek në krye të Kishës Shqiptare do të helenizonte ortodoksët shqiptarë.
Kredi në rubla për blerjen e raketave S-400 nga Turqia
Turqia dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për furnizimin e Ankarasë me raketat ruse tokë-ajër të modelit S-400. Marrëveshja me vlerë rreth 2.5 miliardë $, ka shkaktuar shqetësim në Perëndim për shkak se Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ky sistem nuk mund të integrohet në strukturën ushtarake të aleancës.
“Çështja “Tahiri” një kërcënim politik për Ramën“
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se çështja e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nuk është aq e thjeshtë sa duket. Sipas tij ka një kërcënim politik prandaj ai tha se kryeministri Edi Rama duhet të tregohet i kujdesshëm. Duke analizuar ngjarjet politike të vitit 2017, Ngjela shprehet se Rama gaboi me votën në OKB.
TemaTv
Rasti Rakipi/Zbatim i ligjit apo lojë politike?
Prej disa ditësh, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës ka vënë në lëvizje procesin e heqjes së mandatit për dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Konkretisht për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së, Gledion Rehovica.
