Lajme

Lëshon autorizimin

Postuar në 19 Mars, 2018 19:52

Pas një bllokimi disa javor dhe dy refuzimeve te njepasnjeshme, Presidenti Meta i dha autorizimin Ministrit te Jashtem, Bushati qe të leshojë plotfuqinë për grupin negociator për ndarjen e kufirit detar me Greqinë duke kërkuar që të respektohet kushtetuta. Nuk është se rezistenca e Metës krijoi ndonjë iluzion se ai nuk do të hapte dritën jeshile për nisjen e negociatave, thjesht Presidenti u mundua t’i japë rëndësi vetes duke na u shpalosur si garant i Kushtetutës, përderisa ia lejonte procedura.

"Rishfaqet" Molosi i zhdukur i Mesopotamisë (Video)

Postuar në 19 Mars, 2018 17:33

Quhet Eufrat, është një qen tetë muajsh por që nuk ngjan aspak me një kone. Eufrati është gati dy metra, peshon rreth 80 kilogramë dhe ha tetë vakte në ditë! Eufrat është një produkt i një procesi të njohur me termin "të ushqyerit gjenetike" dhe krijuesit e tij u munduan në këtë mënyrë të risjellin në jetë një lloj qeni të madh të quajtur Molosso i Mesopotamit, i zhdukur para rreth shtatë mijë vjetësh.

Edhe pse ekzistojnë vetëm disa fosile dhe asgjë tjetër, ekspertët vlerësojnë se kjo specie e zhdukur përdorej në betejat në rajonin e Mesopotamisë.

"Kullat" po "hanë" edhe plazhin e Shëngjinit

Postuar në 19 Mars, 2018 17:01

Ndërtimet vertikale në Shëngjin rrezikojnë ekzistencën e plazhit me pisha në jug të tij. Erozioni në këtë plazh vijon të marrë me vete me dhjetëra pemë. Sipas ambientalistit Sazan Guri, erozioni në këtë zonë është shkaktuar nga gabimet njerëzore.

TemaTv

Arkitektët: Dakord për një Teatër të ri, por jo të prishet teatri ekzistues

Postuar në 19 Mars, 2018 16:55

Nuk janë vetëm një pjesë e artistëve që kundërshtojnë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, por edhe arkitektët. Shoqata e Arkitektëve shprehet përmes një deklarate se Tiranës i duhet një godinë e re teatri, por se godina ekzistuese duhet restauruar dhe ruajtur, sepse është pjesë e memories së qytetit.

Themelohet në Maqedoni partia bullgare VMRO-BND

Postuar në 19 Mars, 2018 13:09

Fundjavën që kaloi u themelua zyrtarisht në Shkup dhe një parti bullgare. VMRO-BND është një degë e VMRNO-DPMNE-së, kryetar i së cilës ishte deri dhjetorin e kaluar, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. 

Seancën e fundit në Parlamentin maqedonas ai i hodhi një gotë me ujë kryetarit shqiptar të parlamentit Talat Xhaferi, para votimit për njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare e Maqedonisë.

Ministria e Kulturës nxjerr jashtë loje Shoqatën e Botuesve në Panairin e Librit në Lajpcig

Postuar në 19 Mars, 2018 12:31

Deutsche Welle ka raportuar për stendën e librit të Shqipërisë në Panairin e Librit në Lajpcig. Ndryshimi i vënë re kësaj radhe është se stenda dhe programi janë organizuar nga Ministria e Kulturës, madje vetë ministrja Mirela Kumbaro, ka qenë aty e pranishme. Bashkë me të edhe shkrimtarët e vlerësuar me çmime, si Thanas Medi, Gazmend Kapllani, Manjola Nasi.

Fotot emblematike të Marilyn Mnonroe me thesin e patateve

Postuar në 19 Mars, 2018 12:29

Ajo është shfaqur në fotografi të panumërta, e kemi parë në foto emblematike dhe në sajë të fotozhenizmit të saj të pabesueshëm, miti dhe bukuri e saj janë ruajtur ende.
Në vitin 1951, sigurisht, një nga fotografitë më të diskutueshme të saj ishte kur ajo veshi një thes patate si një fustan.

"Mandati im i fundit"

Postuar në 18 Mars, 2018 23:53

Në zgjedhjet presidenciale ruse nuk ka asnjë suprizë. Vladimir Putin po shkon drejt fitores së sigurtë, madje me diferencë të thelluar në raport me 64% të votave që mori në vitin 2012.

Mediat rapotojnë se nga gjysma e kutive të numëruara, Putin ka siguruar 75% të votave, i pasuar nga milioneri komunist Pavel Grudinin. Në garë ishin edhe gazetarja Ksenia Sobchak dhe nacionalisti i njohur, Vladimir Zhirinovsky. Rivali opozitar, Aleksei Navalny u përjashtua nga gara.  

90% e ujit të ambalazhuar me mikroplastikë, OBSH rishikon rreziqet

Postuar në 18 Mars, 2018 19:35

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar rishikimin e rreziqeve të përdorimit të shisheve plastike për ujin e pijshëm, pasi një analizë e re e disa prej markave më të njohura të ujit shisheve në botë zbuloi se më shumë se 90% përmbanin pjesë të vogla të plastikës. Një studim i mëparshëm gjeti gjithashtu nivele të larta të mikroplastikës në ujin e rubinetit.

Lufta për të mos harruar Holokaustin

Postuar në 18 Mars, 2018 18:10

Moshe Haeylon është një nga të mbijetuarit hebrenj të holokaustit. Megjithë moshën e e thyer, ai nuk e braktis luftën për të mbajtur të gjallë flakën e kujtesës.

"Mendoj se është thelbësore që të mos harrojmë se çfarë ka ndodhur gjatë Holokaustit"-dëgjohet të thotë teksa ka ardhur sërish në Selanik për të marrë pjesë në marshimin përkujtimor për 50 mijë greko-hebrenjtë që mbetën viktimë e mizorisë naziste. Ai ishte një prej të zhvendosurve në kampet e përqëndrimit në Mauthausen.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme