Lajme

Drejtësi e reformuar?! Ekspertizë e huaj edhe për një çështje mandati...

Postuar në 05 Maj, 2020 18:34

Sot raportohet se është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor që ka për detyrë të shqyrtojë mandatin e Ardian Dvoranit si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe si anëtar i Gjykatës së Lartë.  Seanca është mbledhur pas një letre të Presidentit të Republikës që ka vënë në dukje se Dvorani nuk mund të vazhdojë asnjë prej detyrat e tij. 

OBSH apelon për hetime të rasteve të hershme të CoVid-19

Postuar në 05 Maj, 2020 13:58

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka apeluar sot që të gjitha vendet e prekura nga epidemia e koronavirusit duhet të hetojnë për rastet e mëhershme nga ato të deklaruara zyrtarisht. Nisur nga një raport zyrtar i Francës sipas të cilit rastet e para të CoVid-19 në këtë vend janë shfaqur në dhjetor, OBSH ka kërkuar që të kruhet një hetim i thelluar në këtë drejtim.

Kjo na jep një pamje krejt të re për gjithçka. Gjetjet ndihmojnë në një kuptim më të mirë për qarkullimin potencial të virusit

Dokumenti/Hapja në SHBA mund të sjellë 3 000 të vdekur dhe 200 mijë infektime/ditë

Postuar në 04 Maj, 2020 21:45

Një dokument i brendshëm i autoriteteve amerikane parashikon një rritje të numrit të prekurve nga CoVId-19 në SHBA dhe rritje të madhe të numrit të vdekjeve duke nisur që nga 1 qershori i këtij viti. Sipas modeleve të aplikuar nga Qendra, vdekjet do të arrijnë në 3000 në ditë, krahasuar me rreth 2000 që janë tani. Projeksionet janë përfshirë në një dokument të Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave sipas të cilës parashikohen 200 mijë raste të reja për çdo ditë duke nisur nga fundi i këtij muaji, nga 25 mijë që janë aktualisht.  

Amazon aplikon për pagesë papunësie. Ministria e Punës në Francë e refuzon

Postuar në 04 Maj, 2020 18:55

Ministria e Punës në Francë ka refuzuar një kërkesë të gjigandit Amazon(filiali i Francës) për fonde e emergjence si pasojë e koronavirusit. 
Për shkak të krizës Amazon Franca ka mbyllur magazinat e veta dhe është goditur në aktivitetin e vet. Në këtë kuadër drejtuesit kanë menduar që të aplikojnë për fondet e krizës, të cilat në Francë mbulojnë 84% të pagës neto të punonjësve që mbeten pa punë.

Raportime për marrëveshje Rusi-Turqi-Iran për ta larguar nga pushteti

Postuar në 04 Maj, 2020 15:08

Në disa media që merren me trajtimin e çështjeve të Lindjes së Mesme po qarkullon lajmi i një marrëveshjeje mes Rusisë-Iranit dhe Turqisë për largimin nga pushteti të liderit sirian, Bashar al-Assad. Burimi fillestar për këtë informacion është një raport i publikuar nga Këshilli Rus për Çështjet Ndërkombëtare, një qendër studimore e afërt me Kremlinin zyrtar.

Koronavirusi si pretekst për luftë ekonomike ndaj Kinës

Postuar në 04 Maj, 2020 13:30

Para disa ditësh në mediat të ndryshme qarkulloi një i ashtuquajtur “raport i pesë shteteve”, mbiquajtur “Five Eyes” sipas të cilit Kina ka fshehur të dhënat për epideminë e koronavirusit dhe për rrjedhojë ka provokuar vdekjen e mijëra njerëzve.

Shqipëria do të bëhet. Amerika po i bën reformat me Damian Gjiknurin

Postuar në 04 Maj, 2020 12:18

Sot, deputeti socialist Damian Gjiknuri njofton në Facebook:

Video/Japoni, robotë për shërbimin ndaj pacientëve në hotelet e karantinës

Postuar në 03 Maj, 2020 23:48

Pushteti vendor në Tokio të Japonisë ka miratuar përdorimin e robotëve në dy hotele të caktuara për karantinën e të sëmurëve me koronavirus. Një robot do sjellë ushqimin, kurse një tjetër do ndërveprojë me pacientët. Një zgjidhje tipike japoneze mund të thuhej. 

Nëse edhe kësaj radhe nuk bien çmimet e ndërtimit, kjo provon se nuk jemi ekonomi e tregut të Iirë

Postuar në 03 Maj, 2020 17:18

Revista “Monitor” publikon sot një vëzhgim mbi situatën e sektorit të ndërtimit në Shqipëri dhe pasojat e mundshme të pandemisë mbi të. Sipas këtij vëzhgimi goditja është e pashmangshme dhe do të reflektohet në kërkesë, të patën 4-8 muaj pas pandemisë. 

Presidenti i Tanzanisë ndalon testimet për CoVid-19: Nxorën pozitive dhinë dhe frutat e papajas

Postuar në 03 Maj, 2020 16:09

Presidenti i Tanzanisë ka ndaluar përdorimin e testeve për CoVid-19 pasi ato rezultuan pozitive me mostrat e marra nga një dhi dhe në frutin e papajas. Presidenti John Magufuli ka deklaruar se njerëzit duhet të luten që koronavirusi të largohet dhe sipas tij testet kanë gabime teknike. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme