Lajme
Një prishje që po fsheh firmën kryesore
Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë publikuar një listë ku figurojnë emra drejtorësh në Bashkinë e Tiranës që firmosin për shembjen e godinës. Janë anonimë publikë, me detyra besnikërie, ku disa prej tyre janë verifikuar si njerëz me probleme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Çka bie në sy është se për prishjen e godinës në fjalë ka një shumëzim firmash dhe njerëzish, ka VKM dhe vendim këshilli Bashkiak, për ta shndërruar procedurën në një përgjegjësi kolektive.
Padi për akt ekspertimin e Teatrit. Tre ekspertë janë pa licencë
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur një padi në Prokurorinë e Tiranës për tre zyrtarë të Institutit të Ndërtimit. AMT ka kallëzuar në prokurori për "Shpërdorim detyre", Artur Hasantare, Olsi Nunajn dhe arkitekten Elbarina Kola.
Mësohet se padia është depozituar sot në Prokurinë e Tiranës.
Presidenti: Prishja e Teatrit Kombëtar provokon paqen sociale në vend
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar sot nga Kavaja se akti i mundshëm i prishjes së Teatrit Kombëtar është provokim për paqen sociale në vend.
Borrell: I domosdoshëm një hetim i pavarur shkencor për origjinën e pandemisë
Kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell ka përsëritur idenë për një hetimtë pavarur shkencor për origjinën e pandemisë aktuale të koronavirusit. Përmes një opinioni në gazetën gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, teksa ka bërë thirrje që Kina të kontribuojë në luftën aktuale në përputhje me peshën e vet si vend, ka shtuar se një hetim është i nevojshëm:
Një hetim i pavarur shkencor për origjinën e kësaj pandemie është po ashtu i domosdoshëm
citon Reuters, Borrell.
Një teatër i ri mbi obsesionin 20 vjeçar për të prishur teatrin aktual dhe interesat...
Protesta për Teatrin Kombëtar është përmbysur në mënyë absurde në planin argumentues. Edhe mediat pranë pushtetit të z. Rama nuk po vënë theksin te ndërtimi i një teatri të ri, por te dobia dhe nevoja e prishjes së teatrit aktual.
Godina ekzistuese po trajtohet si një objekt spitalor epidemik, që pasi ka mbaruar funksionin duhet asgjësur si kujtim i një kohe të errët. Lexoni se çfarë thotë kryeministri, të cilit i kanë shteruar argumentet dhe flet për mandat popullor dhe për ekskluzivitetin e pushtetit ekzekutiv për çështje të urbanisitikës.
Lajme pafajësie nga "Drejtësia"
Nga drejtësia vijnë lajme të mira.
Çështja ndaj Lulzim Bashës raportohet se ka pushuar. Nuk u gjetën prova të reja. Lobimi rus për gjykatën nuk ekziston.
Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” u la i lirë. Ndenji 6 muaj në burg nën akuzën e organizimit të prostitucionit, u publikuan edhe disa përgjime me të cilët media të ndryshme ksehasën miletin dhe tani u mbyll.
Presidenti i Republikës çon në Gjykatën Kushtetuese dosjen e Teatrit Kombëtar
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë për VKM-në që transferon pronësinë mbi Teatrin Kombëtar në Bashkinë e Tiranës. Sipas Metës ky vendim dhe prishja e godinës aktuale do të cenonte disa parime kushtetuese duke dëmtuar trashëgiminë e përbashkët historike. Sipas Metës, vetë cilësimi i objektit me emrin Teatër Kombëtar e bën juridikisht të pamundur që një organ i pushtetit vendor, si Bashkia Tiranë, të vendosë për prishjen e tij. Më poshtë konferenca e plotë:
PS-në e mban në pushtet PD-ja
PS-në e mban në pushtet PD-ja
Kjo ide është kthyer në shpjegimin dominues të situatës politike në Shqipëri. Atë tani e dëgjon edhe në mjedisin më thjeshtues dhe më lakonik të shqetësimeve publike: Berberi.
Protesta në Mal të Zi pas arrestimit të peshkopit serb, Joanikije
Disa dhjetëra qytetarë nga Andrijevica në Malin e Zi kanë bllokuar qytetin e Slatinës në shenjë proteste ndaj arrestimit të peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, që drejton dioqezën e Budimlje-Nikshiqit.
Siç raportojnë mediat serbe rezidentët kanë bllokuar rrugën Berane-Andrijevica-Plavë që nga ora 11 e paradites së sotme duke përdour makina dhe motorrë.
Policia Bashkiake mësyn Teatrin, aktivistët: Po provokohet vëllavrasja
Kjo në foto është letra me të cilën Bashkia e Tiranës njofton kalimin e Teatrit Kombëtar në varësi të saj. Dokumenti në fjalë njofton se bazuar në vendimin e qeverisë, ndërtesa nuk është më pronë e Ministrisë së Kulturës.
Forca të shumta të Policisë Bashkiake mbërritën pasdite te Teatri Kombëtar, ku u pritën nga aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit. Pas një debati me këta të fundit, ata kanë vendosur në derën e Teatrit dokumentin e mësipërm.
Aktivistët thonë se me këtë lëvizje, Bashkia po vepron në mënyrë të shpejtë sepse e di që e ka të humbur çështjen.