Lajme
Kryebashkiaku i parë transgjinor: Isha mashkull. Kisha lindur në trupin e gabuar
55 vjeç. Quhet Marie Cau dhe sapo është zgjedhur kryebashkiak(e) e një fshati në veri të Francës, Tilloy-lez-Marchiennes.
E veçanta e Cau është se konsiderohet transgjinori i parë që drejton një bashki.
Isha një mashkull. Kisha lindur në trupin e gabuar
shprehet ajo.
Cau thotë se do të bëhet simbol i normalitetit dhe një shenjë për këtë është edhe miratimi nga votuesit në fshat ku drejtonte prej 20 vjetësh i njëjti njeri.
Erdogan deklaron arritjen e një marrëveshjeje me ShBA-të për Libinë
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, pretendon se është afër një marrëveshjeje me ShBA-të për atë që e quajti procesi tranzitor në Libi. Ai ka folur për televizionin shtetëror TRT pas një telefonate me homologun amerikan, Donald Trump.
Ne arritëm disa marrëveshje. Një erë e re mund të nisë mes ShBA-ve dhe Turqisë pas këtyre bisedimeve
citohet ai.
Ndryshon sërish rekomandimet. Epidemia vë në diskutim besueshmërinë e OBSh-së
Kanë kaluar tashmë rreth 7 muaj që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, por shkenca dhe institucionet ndërkombëtare nuk kanë ende nuk përgjigje zyrtare përfundimtare rreth një protokolli të sëmundjes dhe trajtimit të saj.
BE-ja dorëzohet në Bosnje. Ndërpret financimin për reformën gjyqësore
Financim për reformën në drejtësi vetëm nëse ka rezultate. Të paktën këtë në mëson shembulli i Bosnje –Hercegovinës të cilës Bashkimi Europian i ka hequr financimin për reformën, pikërisht bazuar në rezultatet e kufizuara.
Për shkak të rezultateve të kufizuara në arritjen e qëllimeve të reformës gjyqësore në vitet e fundit dhe veçanërisht në çështjet e integritetit, Komisioni Europian po rishikon mbështetjen e vet për gjyqësorin boshnjak përmes Këshullit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë në këtë vend
Berlini zyrtar: Vendimi i SHBA për tërheqjen e trupave, i papranueshëm
Vendimi i administratës amerikane për të tërhequr trupa ushtarake nga Gjermania është cilësuar si i papranueshëm nga Berlini zyrtar. Koordinatori për marrëdhëniet transatlantike, Peter Beyer ka deklaruar se një vendim i tillë është i papranueshëm për sa kohë që askush në Washington nuk ka menduar të informojë paraprakisht Gjermaninë.
Kundërshtime ndaj politikës së Trump në Izrael
Plani i administratës amerikane dhe qeverisë së Netanyahut për aneksimin e luginës së lumit Jordan dhe ngulimeve ilegale në Bregun Perëndimor ka hasur në reagime edhe brenda vetë Izraelit. Mediat e këtij vendi raportojnë se mijëra njerëz kanë protestuar kundër këtij vendimi që ka sjellë edhe reagimin e Autoritetit Palestinez që ka kërcënuar se do të tërhiqet nga të gjitha marrëveshjet.
Jo aneksimit, jo pushtimit, po paqes dhe demokracisë
lexohej në pankartat e demonstruesve të organizuar nga disa OJQ të majta.
Vdekja e George Floyd, Këshilli i qytetit në Mineapolis vendos shkrirjen e departamentit të policisë
Departamenti i policisë në Mineapolis, qyteti ku gjeti vdekjen George Floyd, do të shkrihet. Kjo është vendosur nga Këshilli i Qytetit që ka votuar shpërbërjen e departamentit dhe rikrijimin e tij nga e para.
Ne vendosëm të shkrijmë departamentin siç e kemi tani dhe ta rindërtojmë atë si një model të ri me komunitetin tonë që t’i shërbejë sigurisë publike
citohet kryetarja e Këshillit, Lisa Bender.
Dështuan edhe të huajt. Gjyqësori, shkelësi më i madh i të drejtave në Kosovë
Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari ka deklaruar në një intervistë për “KosovaPress” se shkelësi kryesor i të drejtave të njeriut në vend është pushteti gjyqësor.
Të mësojmë të gjithë nga shembulli i Ardit dhe Zaidës
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ishte sot lajmi i ditës. Ai u shfaq në një foto me qytetaren Zaida Çobo, të cilën e përgojoi në Komision Parlamentar e të cilës i ka kërkuar falje. Më vonë Çobo deklaroi se do të tërhiqte edhe padinë, sepse siç citohet të jetë thënë ajo “jemi njerëz mbi të gjitha".
Shqipëria do varfërohet më shumë. A mund të quhet lajm ky?
Recesion i theksuar ekonomik dhe varfërim i mëtejshëm i punonjësve të shërbimeve janë dy parashikimet kryesore të Bankës Botërrore për Shqipërinë, si pasojë e pandemisë së Covid 19. Maryam Salim, menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë, në një intervistë për “Monitor” thotë se varfëria do të rritet me 4-8 pikë përqindjeje, dhe se ky fenomen do të godasë më shumë zonat urbane. SIpas Salim, janë një sërë faktorësh e bëjnë Shqipërinë veçanërisht të prekshme nga kjo krizë