Lajme

BE ndalon hyrjen për dy javë të qytetarëve të Serbisë dhe Malit të Zi

Postuar në 15 Korrik, 2020 12:26

Bashkimi Europian ka hequr Serbinë nga lista e vendeve të sigurta për shkak të rasteve të shtuara të të infektuarve me CoVid-19. Bashkë me këtë vend nga lista është hequr edhe Mali i Zi, vende të cilave u vendoset bllokim qarkullimi drejt BE-së për të paktën 2 javë. Sipas agjencisë serbe Tanjug propozimi është bërë nga Gjermania që mban presidencën e radhës të BE-së dhe është mbështetur nga vende si Franca, Spanja dhe Hollanda. 

E pazakontë, Presidenti kundërshton procesin vendimmarrës të Kuvendit pa pritur finalizimin e aktit

Postuar në 14 Korrik, 2020 19:01

Presidenti i Republikës ka deklaruar sot përmes zëdhënësit të tij se Parlamenti përbëhet nga deputetë ilegjitimë. 

Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar

tha zëdhënësi Tedi Blushi. 

Çka do të thotë se çdo akt që miratohet me shumicë mbi 82 deputetë për presidentin është jokushtetues. 

Foibet e Basovicës në Trieste/Pajtim historik italo-slloven

Postuar në 14 Korrik, 2020 16:15

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe ai i Sllovenisë, Borut Pahor kanë nderuar të dy, dorë për dore, viktimat e foibes në Basovica të Sllovenisë. Foibet janë një njollë e rëndë në raportet italo-jugosllave pasi sipas përshkrimit të historiografisë italiane, në foibet e Istrias partizanët jugosllavë vranë me qindra qytetarë të kombësisë italiane.

Mercedes prezanton Vision AVTR

Postuar në 14 Korrik, 2020 15:38

Meecedez-Benz ka prezantuar vizionin e ri të autoveturës, huazuar nga Avatar. VISION AVTR është një makinë elektrike që ushqehet me bateri të një tipi të ri dhe skafi i saj ndërtohet me materiale të riciklueshme. 

CoVid-19 depërton edhe tek AMA

Postuar në 14 Korrik, 2020 15:28

Koronavirusi duket se ka depërtuar edhe në një institucion tjetër shtetëror. Sot në Autoritetin e Mediave Audiovizive ka rezultuar një punonjës pozitive me CoVid-19 ndërkohë që është kryer edhe dezinfektimi i mjediseve.

Dy ditë më parë doli lajmi se ishte prekur edhe Gjykata e Apelit, ndërkohë që Tatimet janë prej kohësh një institucion i infektuar.

Në Shqipëri veprojnë mbi 600 organizata fetare

Postuar në 13 Korrik, 2020 23:12

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, thotë se në Shqipëri veprojnë mbi 600 organizata fetare. Duke komentuar rastin e Kombinatit në studion e emisionit “Në fokus”, në TvT, Gurra tha se këto grupime hyjnë në vendin tonë përmes Komitetit Shtetëror të Kulteve. 

Të gjitha këto grupime që hyjnë në Shqipëri, hyjnë përmes miratimit të Komitetit Shtetëror të Kulteve. Ka mbi 600 e disa organizma e grupime fetare që veprojnë brenda kornizës fetare në Shqipëri. Në momentin e parë kanë një datë regjistrimi”, tha Gurra.

A mund t’u besosh këtyre? Ku janë sondazhet fituese të Bashës?

Postuar në 13 Korrik, 2020 19:56

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka dhënë sot një intervistë për AbcNews. Intervistë e cila jep sadopak të kuptojë se në ç’gjendje është opozita e sotme shqiptare. Megjithë skandalet e qeverisë, dështimin dhe korrupsionin, opozita detyrohet të gënjejë. Ose për të mos e akuzuar padrejtësisht: detyrohet të besojë gjëra që në asnjë rrethanë nuk mund të besohen. Thotë ndër të tjera, z. Gjata: 

Parim universal: Drejtësia në BE, më e lehtë për ata që kanë para

Postuar në 13 Korrik, 2020 16:18

Sistemi i drejtësisë ka problemet e veta edhe në shumë vende të Bashkimit Europian. Një raport i Komisionit Europian mbi sistemin e drejtësisë në vendet e Unionit për vitin 2019 nxjerr në pah të metat, pavarësisht reformave të kryera. Drejtësia duket se është e vështirë për t’u aksesuar për ata që nuk kanë mundësi financiare.

Inaugurimet banale të kryeministrit të anashkalimeve

Postuar në 13 Korrik, 2020 13:40

Hapet bypass-i i Tepelenës, një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.

I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike

Qeveria provon sërish: Prezanton drejtorin e ri të Kadastrës në Vlorë

Postuar në 13 Korrik, 2020 13:17

Sot drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lamaj, ka prezantuar kreun e ri të Kadastrës në Vlorë. Quhet Ani Binaj dhe i shtohet listës së gjatë të drejtorëve që janë ndërruar në këtë agjenci rajonale ku duhen zbatuar disa vendime të vështira. Në fjalën e tij ndër të tjera Lame tha:

Pages

Subscribe to RSS - Lajme