Lajme
Turqia ngre Bord Administrimi për zhvillimin dhe ndërhyrjet në Xhaminë e Shën Sofisë
Qeveria turke ka miratuar ngritjen e një bordi administrative për ruajtjen e xhamisë së Shën Sofisë në Stamboll. Bordi është shprehje e një bashkëpunimi mes Ministrisë turke të Kurlturës dhe Drejtorisë së Çështjeve Fetare – Diyanet – institucione që do të ndajnë punët lidhur me këtë monument të transformuar së fundmi nga muze në xhami.
Bordi do të përcaktojë nevojat e ndryshme për ndërhyrje dhe në këtë kuadër mediat truke raportojnë se institucionet kanë dhënë garanci se nuk do të preket asgjë nga trashëgimia e Shën Sofisë.
Copat magjike të Facebook
Rruga e Kurveleshit është gati. Ose më saktë rruga e Salarisë që çon turistin, a qytetarin në shtëpinë muze të Selam Musait. Rruga ka edhe funksione turistike thotë kryeministri, sepse sipas tij kështu “zbulohet një copë magjike Shqipërie”. Kjo copë magjike është në shpinë të Tepelenës dhe i shtohet copave të tjera magjike dhe perlave që nuk kanë të sosur në këtë vend.
Radha për blerjen e vaksinës. BE në negociata me pesë kompani
Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se Bashkimi Europian është duke negociuar me kompanitë “Moderna”, “Sanofi”, “Johnson&Johnson”, “BioNtech” dhe “CureVac” për blerjen e një vaksine kundër koronavirusit.
Serbët flasin për abrogimin e Gjykatës Speciale
Aktorë publikë në Serbi kanë nisur të flasin dhe paragjykojnë procesin ndaj Hashim Thaçit në Hagë, duke paralajmëruar madje edhe abrogimin e vetë Gjykatës. Agjencia serbe e lajmeve, B92, citon një avokat serb, Branislav Tapuskoviç, sipas të cilit Thaçi nuk është pyetur për “Shtëpinë e Verdhë”.
Rilindje...e status quosë
Top-Channel raportonte sot se komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nuk do të propozojë shkarkimin e këtij të fundit. Në raportimin e vet, ky televizion ndër të tjera njofton se:
Keqraportimi, një nga simptomat e pandemisë
Nëse ka një gjë të sigurtë në kohën e pandemisë, një rregull thuajse universal, ky është keqraportimi. Kjo nisi që me vetë - përgënjeshtrimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndryshimin e udhëzimeve për të mbërritur në publikimin e lloj-lloj studimesh dhe analizash që kanë shtuar konfuzionin.
Bota vetë duket e papërgatitur me përjetimin e skenarëve parapokaliptikë, apo të një krize të përgjithshme, edhe ps prej dekadash ushqehet nga kinemaja me gjitjfarë sugjerimesh për një situatë të tillë.
Me largimin e Thaçit, ideja e shkëmbimit të territorit përjashtohet. Dialogun do ta drejtojë BE
Zëvendëspresidenti i Partisë Popullore Evropiane dhe i Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar, David James McAllister, shprehet në një intervistë për agjencinë gjermane “Deutsche Welle” se dialogu Serbi-Kosovë është interes strategjik për Bashkimin Europian.
Ky është I Madhi. Thotë se përfaqëson popullin dhe se Parlamenti është sovran
Kryeministri Edi Rama ka prezantuat sot veten në rolin e filmit më të ri propagandistik: Oh sa mirë me qenë shqiptar! Teksa fliste në Parlament, z. Rama ndër të tjera u shpreh:
Gjykata Europiane anullon marrëveshjen e shkëmbimit të dhënave me SHBA
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka vendosur së fundmi të ndalojë transferimin e të dhënave personale të qytetarëve të Unionit drejt SHBA. Gjykata ka konsideruar ankesën e një qytetari austriak, Maximillian Schrems, përdorues i Facebook që nga viti 2008, i cili kërkoi nga kompania të ndalonte transferimin e të dhënave të tij në serverat që ndodhen në SHBA me pretendimin se ky vend nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme të tyre.
Organizata Botërore Sioniste propozon zhvendosjen drejt Izraelit të 500 mijë hebrenjve francezë
Organizata Botërore Sioniste i ka propozuar qeverisë izraelite, konkretisht ministres së Imigrimit dhe Asimilimit Pnina Tamano-Shata, një plan për të zhvendosur drejt Izraelit hebrenjntë e Francës. Zv.drejtori Ekzekutiv i Organizatës Yaakov Hagoel ka deklaruar se hebrenjtë francezë me shumë gjasë do të largohen nga Franca drejt vendeve të tjera të botës. Në këto kushte Izraeli duhet të përpiqet sa më shumë që të pranojë një numër të madh prej tyre.