Lajme
Zbulohet aktivitet i pazakontë sizmik në nëntokën e Europës Veriore
Studiuesit e NASA-s, Akademisë Mbretërore Holandeze të Shkencave dhe Byrosë së Minierave Nevada kanë zbuluar aktivitet sizmik nën një rajon të Evropës Veriore. Ky aktivitet është më i fuqishëm se sa mendonin shkencëtarët më parë. Zona në fjalë nis në rajonin Eifel të Gjermanisë dhe përfshin pjesë të Belgjikës, Holandës, Francës dhe Luksemburgut.
Franca thellon masat kufizuese. Në supermarkete, vetëm mallrat bazë në shitje
Franca është shtyrë më thellë në masat kufizuese për përballimin dhe frenimin e pandemisë së CoVid-19. Kryeministri Jean Castex njoftoi përmes një interviste në televizion se duke nisur që nga dita e martë të gjitha asortimentet jo të rëndësishme nuk do të lejohet të shiten në supermarkete.
U them këtyre pronarëve dhe të tjerëve – të gjithë qytetarëve tanë – është më mirë të respektojmë këto rregulla sigurie dhe shëndeti tani në mënyrë që të dalim shpejt nga e gjitha kjo
Dy ekipe zvicerane parashikojnë fitoren e Trump. Parashikuan saktë edhe më 2016-ën
Dy ekipe kërkuesish në Zvicër deklarojnë se sipas modeleve të të dhënave që ata përdorin, Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA. Ekipet në fjalë parashikuan përkundër shumë të tjerëve fitoren e Trump edhe në vitin 2016, ndërkohë që aktualisht sondazhet favorizojnë rivalin e Trump, Joe Biden.
Monedha e Brutit shitet për shifrën rekord të 3.5 milionë dollarëve
Një monedhë ari shumë e rrallë antike është shitur për shifrën e 3.5 milionë dollarëve. Monedha paraqet në njërën anë vrasësin zyrtar të Jul Çezarit, njërit prej figurave më të shquara të historisë, Markus Junius Brutus.
Qeveria përgatitet për mbylljen e shkollave
Përjetoni eksperiencën e të qenit një nxënës dixhital, duke marrë të dhëna në kohë reale dhe duke u sinkronizuar me mësuesit dhe nxënësit e tjerë
Zv.ambasadori rus në Tiranë: Shumë kërkesa nga qytetarët shqiptarë për vaksinën ruse
Zëvendësambasadori rus në Tiranë, Andrej Shugurov ka deklaruar në një intervistë për kanalin Fax News se kërkesat e qytetarëve shqiptarë për vaksinën ruse kundër CoVid-19 kanë qenë të larta.
Nuk është problem flamuri, por duart që e ngrejnë
Dritan Hila, një ish-diplomat dhe aktualisht gazetar, shkruan për shfaqjen e flamurit turk në fasadën e korpusit universitar.
Është vetëm flamuri i Republikës Turke
shkruan Hila që sqaron popullin shqiptar se këtu nuk ka asgjë të keqe. Madje me një ton prej pedagogu rekomandon kombin që të gjejë udhën e të dalë nga provincializmi për të mos kërkuar probleme aty ku nuk ka.
Lideri i Ballkanit bën kurban 4 mandate për të eliminuar Ilir Metën
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot sërish se Ilir Meta – Presidenti – është bërë një lolo. Dhe se atë nuk e solli PS-ja president, por ajo e votoi atë sepse nuk mund ta linte vendin pa president.
Dëmtimet në tru, të zakonshme te pacientët e prekur nga CoVid-19
COVID-19 prish funksionin normal të trurit të pacientët e infektuar. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, pasi rishikuan 84 studime që përfshijnë më shumë se 600 pacientë të diagnostikuar me COVID-19. Mosha mesatare ishte 61 vjeç: dy të tretat e pacientëve ishin burra, ndërsa një e treta ishin gra. Autorët e studimit ekzaminuan rezultatet e elektroencefalogramëve të pacientëve - të njohur si EEG, dhe zbuluan se anomalitë e trurit në pacientët me COVID-19 ishin "të zakonshme".
Tregu i zi i pandemisë dhe më i Miri i Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë ka vetëzbuluar sot veten si më i miri në politikën shqiptare. Madje në mbarë shoqërinë shqiptare deri në vitin 2029:
Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do ketë dhe sipas meje. Në 2021 jo e jo, deri në 2029 s’do ketë. Deri në 2029 do jenë bërë gati ata që po mësojnë me librat e Oksfordit, Kembrixhit dhe Prisonit, dhe ata pastaj s’do presin platformat tona për të aplikuar, por do vijnë dhe kë do gjejnë aty, s’e mua s’do më gjejnë, do e marrin përpara!
