Lajme

Covid-i vrau më shumë amerikanë se Lufta e Dytë Botërore

Postuar në 16 Dhjetor, 2020 09:25

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar më shumë vdekje nga COVID-19 sesa numri total i amerikanëve të vrarë në luftime gjatë Luftës së Dytë Botërore, lufta më e përgjakshme në histori.

Sipas Departamentit të Çështjeve të Veteranëve, SHBA-të  regjistruan 291 557 vdekje në beteja gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga e enjtja e javës së kaluar, kishte 291 754 vdekje nga COVID-19 në SHBA, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Pandemia e koronavirusit u kishte marrë jetën më shumë amerikanëve sesa Lufta e Vietnamit në fund të prillit.

Video/Kryeministri: Lulëzim Basha nuk ka asnjë rol në protestat e fundit

Postuar në 15 Dhjetor, 2020 22:40

Kryeministri Edi Rama mendon se protesta e fundit në Tiranë, me motiv formal vdekjen e Klodian Rashës është organizuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në një bisedë me gazetarë, z. Rama ka delaruar se Lulzim Basha nuk ka dorë në këto protetsa, ndonëse sipas tij, kjo nuk e zhvesh atë nga përgjegjësitë.

Qeveria shpërblen pensionistët me 5 mijë lekë për festat e fundvitit

Postuar në 15 Dhjetor, 2020 13:25

Ndryshe nga sa parashikohej, qeveria do të tregohet më bujare me pensionistët në këtë fundvit. Qeveria ka vendosur për pensionistët një shpërblim prej 5 mijë lekësh për Vitin e Ri.

Video/2018, Berisha: Katsifa, lojë e shërbimeve greke. 2020: E vrau policia që ka pasion vrasjen

Postuar në 15 Dhjetor, 2020 02:31

Dje në mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar gjatë një interviste në syri.net se vrasja e Konstandin Katsifas, shtetasit shqiptar me kombësi greke, u krye si pasojë e pasionit vrasës të policisë shqiptare. Më poshtë video ku z. Berisha bën këtë përcaktim pa ia kërkuar kush:

Si u bë deputeti Alket Hyseni pronar resorti në Dhërmi

Postuar në 14 Dhjetor, 2020 22:00

 

Në qershor 2016, Këshilli Kombëtar i Territorit i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi lejen e zhvillimit për kompleksin turistik ‘Ionian Olea’ – një resort vilash dhe apartamentesh luksoze në bregdetin e fshatit Dhërmi në bashkinë Himarë. Leja zhvillimore e kompleksit, që shtrihet mbi katër parcela toke bujqësore në plazhin e Drimadhesit, të regjistruara në zonën kadastrale 1481 dhe 1481-1739 është miratuar me kërkesën e zhvilluesve Mirela Papuli dhe Artan Dumi. 

Fundi i valës së dytë? Rënie rajonale e infektimeve me CoVid-19

Postuar në 14 Dhjetor, 2020 21:04

Në disa vende të Ballkanit, numri i rasteve të reja është në rënie. Kështu, në Serbi, autoritetet shëndetësore raportojnë për 4 932 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 49 viktima. Shifrat e të infektuarve të rinj janë në rënie për të disatën ditë radhazi.

TB2, droni i prodhuar nga Turqia merr vlerësime maksimale në Perëndim

Postuar në 14 Dhjetor, 2020 20:48

Fuqia e Turqisë duket se po njihet edhe në fusha deri më dje të konsideruara si monopol i fuqive kryesore ushtarake në botë. Dhe Ankaraja po kërkon ta ekspozojë forcën e vet në aspektin e militarizimit. 

Pa u mbyllur hetimet/Vdekje aksidentale", qeveria i lidh pension familjes së Klodian Rashës

Postuar në 14 Dhjetor, 2020 18:35

Këshilli i Ministrave ka miratuar një trajtim të veçantë për familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie në 8 dhjetor.

Ky vendim parashikon trajtimin e familjes Rasha me një pagesë prej 61000 lekësh në muaj, shifër e cila është sa 8-fishi i pensionit social prej 7 600 lekë.

Në vendim, vdekja e 25-vjeçarit Rasha klasifikohet si aksidentale.  

Vendimi i Qeverisë është miratuar në datë 11/12/2020 dhe do të hyjë në fuqi që prej datës 1 dhjetor të këtij viti.

Kushtetuta si status në Facebook

Postuar në 14 Dhjetor, 2020 13:35

Komisioni i Venecias ka shprehur së fundmi “keqardhjen e thellë për ndryshimet kushtetuese të ndërmarra nga shumica paralamentare”. Përmes një deklarate, Komisioni vlerëson se:

ndihen të keqardhur për faktin që nuk kishte konsultime të gjera në një afat të duhur me aktorët politikë dhe organizatat joqeveritare

Cloudflare dhe Apple krijojnë protokoll të ri DNS-je për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve nga ISP-të!!!

Postuar në 14 Dhjetor, 2020 12:39

Cloudflare po propozon një standard të ri DNS të zhvilluar me Apple, të krijuar për të ndihmuar në mbylljen e mangësie lidhur me privatësisë në internet. Protokolli quhet Oblivious DNS over HTTPS (ODoH) dhe ka për qëllim të ndihmojë në anonimizimin e informacionit që është dërguar para se të arrish në një faqe në internet.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme