Lajme
Si u bë deputeti Alket Hyseni pronar resorti në Dhërmi
Në qershor 2016, Këshilli Kombëtar i Territorit i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama miratoi lejen e zhvillimit për kompleksin turistik ‘Ionian Olea’ – një resort vilash dhe apartamentesh luksoze në bregdetin e fshatit Dhërmi në bashkinë Himarë. Leja zhvillimore e kompleksit, që shtrihet mbi katër parcela toke bujqësore në plazhin e Drimadhesit, të regjistruara në zonën kadastrale 1481 dhe 1481-1739 është miratuar me kërkesën e zhvilluesve Mirela Papuli dhe Artan Dumi.
Fundi i valës së dytë? Rënie rajonale e infektimeve me CoVid-19
Në disa vende të Ballkanit, numri i rasteve të reja është në rënie. Kështu, në Serbi, autoritetet shëndetësore raportojnë për 4 932 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 49 viktima. Shifrat e të infektuarve të rinj janë në rënie për të disatën ditë radhazi.
TB2, droni i prodhuar nga Turqia merr vlerësime maksimale në Perëndim
Fuqia e Turqisë duket se po njihet edhe në fusha deri më dje të konsideruara si monopol i fuqive kryesore ushtarake në botë. Dhe Ankaraja po kërkon ta ekspozojë forcën e vet në aspektin e militarizimit.
Pa u mbyllur hetimet/Vdekje aksidentale", qeveria i lidh pension familjes së Klodian Rashës
Këshilli i Ministrave ka miratuar një trajtim të veçantë për familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie në 8 dhjetor.
Ky vendim parashikon trajtimin e familjes Rasha me një pagesë prej 61000 lekësh në muaj, shifër e cila është sa 8-fishi i pensionit social prej 7 600 lekë.
Në vendim, vdekja e 25-vjeçarit Rasha klasifikohet si aksidentale.
Vendimi i Qeverisë është miratuar në datë 11/12/2020 dhe do të hyjë në fuqi që prej datës 1 dhjetor të këtij viti.
Kushtetuta si status në Facebook
Komisioni i Venecias ka shprehur së fundmi “keqardhjen e thellë për ndryshimet kushtetuese të ndërmarra nga shumica paralamentare”. Përmes një deklarate, Komisioni vlerëson se:
ndihen të keqardhur për faktin që nuk kishte konsultime të gjera në një afat të duhur me aktorët politikë dhe organizatat joqeveritare
Cloudflare dhe Apple krijojnë protokoll të ri DNS-je për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve nga ISP-të!!!
Cloudflare po propozon një standard të ri DNS të zhvilluar me Apple, të krijuar për të ndihmuar në mbylljen e mangësie lidhur me privatësisë në internet. Protokolli quhet Oblivious DNS over HTTPS (ODoH) dhe ka për qëllim të ndihmojë në anonimizimin e informacionit që është dërguar para se të arrish në një faqe në internet.
Goditje politikës ruse në Ballkan. Në diskutim pezullimi i Rezolutës 1244 për Kosovën
Rezoluta 1244 e OKB-së përmes të cilës njihet statusi i Kosovës që nga viti 1999 mund të pezullohet. Ky është një konkluzion i tërthortë nga qëndrimet diplomatike. Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan Kharchenko, është pyetur gjatë një interviste me median serbe “Novosti” për mundësinë e pezullimit të rezolutës, mundësi të cilën ai nuk e ka mohuar.
Ndërron jetë John le Carre
Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare novelisti i mirënjohur britanik, John le Carre. I lindur me emrin David John Moore Cornwell, ai nisi karrierën në shërbimin e fshehtë britanik me të cilin punoi edhe me petkun e diplomatit.
Ishte një gjigand i padiskutueshëm i letërsisë angleze që përkufzoi erën e Luftës së Ftohtë dhe foli pa frikë të vërtetën e pushtetit
citon BBC-ja, agjentin e tij.
Zbulimi/Phenylbutrate ndihmon në neutralizimin e viruseve të herpesit
Një ilaç që përdoret për të trajtuar një mosfunksionim të rrallë enzime mund t’i ndihmojë qelizat të asgjësojnë viruset herpes simplex 1 dhe herpes simplex 2. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Science Advances”. Studiuesit konkluduan se aktiviteti antiviral i ilaçit të quajtur phenylbutrate ose PBA ishte akoma më i fuqishëm kur kombinohej me acyclovir, një medikament që trajton HSV-1.
Një njeri i Gardës Revolucionare për President të Iranit
Dr. Ardavan Khoshnood, një studies i politikës dhe kriminolog në universitetin e Lund, shkruan në një opinion publikuar në qendrën studimore, “Begin Sadat” se në krye të Iranit me gjasë mund të vijë Hossein Dehgan.