Lajme
Kokëdhima: Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër
Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima deklaroi sot në MCN TV se Partia Socialiste ka dështuar të udhëheqë Shqipërinë në këto tetë vite dhe është shndërruar në një parti pa standarte dhe pa transparencë. Sipas Kokëdhimës “Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër”. Me marrëveshjen PS-PD, sipas Kokëdhimës pushteti iu dha kryetarëve të partive, të cilët po ashtu sipas kreut të partisë “Zgjidhja” kanë tradhtuar aspiratat e shqiptarëve për liri dhe zhvillim.
Intervista e plotë e Kokëdhimës:
Diskutohet një pakt i ri emigracioni mes Gjermanisë dhe Turqisë
Berlini dhe Ankaraja janë në bisedime private rreth rishikim të paktit të emigracionit që u nënshkrua në vitin 2016 mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Lajmin e bën të ditur gjermania “Handelsblatt”, në një shkrim të publikuar të dielën.
Qelepir edhe ca vota/ Qeveria premton: 5 mijë € për çdo emigrant që hap biznes në Shqipëri
Ministrja e Financave Anila Denaj ka zbardhur sot një premtim të ri të atij që po quhet si “Plani i Veprimit” i PS-së për zgjedhjet që po afrojnë.
Ne do të japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri. Shqipëria 2030 është Shqipëria e sipërmarrjes shqiptare, ajo e prodhimeve 'Made in Albania'. Shqipëria 2030 është Shqipëria e të rinjve
ka thënë ministrja.
Austria dhe 5 vende të BE-së kërkojnë “zgjidhje europiane” për shpërndarjen e vaksinës
Mënyra sesi Komisioni Europian ka vendosur të shpërndajë vaksinat kundër CoVid-19 ka provokuar reagime nga gjashtë shtete anëtare të bllokut. Austria, Republika Çeke, Bullgaria, Sllovenia, Letonia dhe Kroacia -krerët e tyre politikë - kanë firmosur një letër të përbashkët drejtuar presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit të Europës, Charles Michel, përmes së cilës kërkojnë një “zgjidhje europiane” për vaksinën.
Nuk është hera e parë që "vidhet" një seli partie
Këto dy ditë Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes në selinë e FRD-së, të cilën Bashkia e Tiranës ka kërkuar të lirohet. Presidenti u filmua duke u përplasur verbalisht dhe fizikisht me punonjës të policisë bashkiake, një akt që po interpretohet në mënyra të ndryshme.
Në media kanë dalë edhe letrat përkatëse të cilat edhe ato interpretohen sipas midesë.
Parlamenti italian miraton ligjin për delimitimin e zonave detare me Greqinë
Parlamenti italian ka miratuar së fundmi ligjin për delimitimin e zonave detare me Greqinë. Ligji mori 273 vota dhe asnjë kundër. Kështu ai i hap rrugë zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë më 9 qershor 2020 që rishikon një marrëveshje të vitit 1977 duke përfshirë edhe metodën e WBS 84 – sistemi botëror gjeodezik.
Vlora si alibi e përhershme e një të "majte" qytetare
Albert Nikolla publikon sot një shkrim të vetin përmbytur në arsyetimin e vet nga klisheja e haxhiqamilizimit dhe të iluminuarave. Është një klishe e ndërtuar nga historiografia e cila presupozon se në shtetndërtimin tonë ka dy rryma antagoniste: haxhiqamilizmi e me të esadizmi dhe oksidentalizmi me shqiptarinë. Vlora për z. Nikolla qëndron në këtë suazë si memorial i qëndresës anti-orientale dhe kundër çdo okupimi, si fanar i një shqiptarie që mesa po marrim vesh mundet të kuptohet vetëm nga disa shqiptarë. Për analogjitë e z.
Presidenti i Republikës përplaset fizikisht me Policinë Bashkiake
Presidenti i Republikës, Ilir Meta është bërë sot protagonist i një skene të paprecedentë kur është konfliktuar me policë të Bashkisë së Tiranës që po tentonte të merrte në administrim mjediset e FRPD-së, ose partia e dikurshme e Bamir Topit. Duket se incidenti ka qenë i llogaritur për të dërguar mesazh force dhe për të tonifikuar atmosferën në të cilën presidenti po shfaqet duke kërcënuar se do të presë duart e atyre që prekin votën.
Serbia merr të drejtën e ndërtimit edhe për fabrikën e Sinopharm për prodhimin e vaksinës
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se në Serbi do të ndërtohet së shpejti një fabrikë e Sinopharm për prodhimin e vaksinave kundër CoVid-19.
Nga 15 tetori ne do të kemi sasi të mëdha vaksine për vete dhe mbarë rajonin. Ne do të duhet të furnizojmë edhe rajonin të paktën me çmimin e prodhimit. Shpresoj se Serbia nuk do të bezdisë kënd në këtë drejtim. Dua të besoj se njerëzit kuptojnë se kjo është për shëndetin e mbarë rajonit. Serbia do të jetë pakrahasismiht e madhe me atë që është sot
E nakatosi edhe kësaj radhe
I solli vaksinat me çanta nga Rinasi.