Lajme
Gojëlidhurit e 21 Janarit
Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Prokurorisë për “21 Janarin” dhe kërkesën e organit të akuzës për dënimin me 23 vjet burg të Ndrea Prendit dhe 25 vjet të gardistit Agim Llupo. Këta dy të fundit ishin dënuar nga Gjykata e Apelit, i pari me 1 vit burg, ndrësa i dyti me 3 vite.Vendimi u mor pasi çështja u mbajt për 3 vite në Dhomën e Këshillimit. Këtë vendim kyeministri Rama e komentoi me një postim në facebook: “XhMziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme 21janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reformë në drejtësi!”, shkruan Rama.
Krizën e lamë pas, kurse ajo na ka para
Kjo nuk është karikaturë...
Një kallëzim penal për Berishën që provon se socialistët kanë një problem me Prokurorinë
Partia Socialiste, Grupi i saj Parlamentar, do të depozitojë kallëzim penal për deputetin Sali Berisha. Kjo është bërë e njohur nga deputeti socialist Alfred Peza, gjatë një interviste në “News24”. Peza tha se Berisha ka shkelur Kushtetutën, se ai ka bërë thirrje kundër rendit kushtetues, kur ka kërkuar që qytetarët të armatosen, ndërkohë që propozimin për miratimin e një ligji për armët e ka bërë pasi ka shprehur thirrjet e sipërcituara.
Papa ndalon kanonizimin e Alojzije Stepinac. Do të vendosë Komiteti i Përbashkët i Kishës Katolike dhe asaj Ortodokse
Papa Françesku duket se ka frenuar kanaozimin e ish-kardinalit kroat të kohës së Luftës së Dytë Botërore, Alojzije Stepinac, pas një letre të Patriarkut Ortodoks serb, Irinej. Lajmi bëhet i ditur nga ish-ambasdori kroat në Vatikan, Filip Vucak dhe referohet nga agjencitë serbe “Tanjug” dhe “B92”( http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=04&dd=25&nav_id=97799).
Na shpalli kampionë të përparimit
Nga mbledhja e grupit parlamentar ku përshëndeti punimet e Asamblesë Socialiste dhe falenderoi në veçanti Namik Doklen që iku nga kryesia për t’i hapur rrugën të rinjve, kryeministri bëri një ekspoze të situatës ekonomike, duke akuzuar ata që i quajti shakaxhinj të përparimit se po gënjejnë për borxhin dhe investimet e huaja. Ndërkohë që e quajti të jashtëzakonshme atë që ka bërë qeveria e tij për ta renditur Shqipërinë të parën në rajon për numrin e atyre që kaluan me sigurime nga puna në të zezë.
Ruhuni nga kjo Polici!
Sot është zhvilluar seanca e radhës ndaj deputetit socialist Armando Prenga për çështjen e incidentit në Patok, ku pati shkëmbime zjarri. Në seancën e mëparshme, punonjës të policisë deklaruan se nuk kishin dalluar deputetin Prenga të qëllonte me armë në sherrin e zhvilluar pranë komisariatit. Sipas tyre kishte shumë njerëz dhe kjo ishte e pamundur(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=322449).
Monumenti “Katri i Radës” në Otranto
Katri i Radës, anija e cila u mbyt më 28 mars të vitit 1997, është kthyer në monument në qytetin e Otrantos. Realizuar nga një artist grek, Costas Varotsos, anija, dikur shqiptare, tanimë qëndron në qytetin italian si një vepër “për njerëzimin emigrues” .
E njëjta dorë. Arkitekti i stadiumit, i kontraktuar edhe nga Vangjush Dako për projektin “Veliera” në Durrës
Marco Casamonti, arkitekti italian, drejtues i studios “Achea” që projektoi Arenën Kombëtare me një kullë multifunksionale shfaqet në një tjetër punë disa milionë dollarëshe të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ose thënë ndryshe qeveria. Bëhet fjalë për projektin “Veliera” një investim prej 6 milionë dollarësh që parashikon ngritjen e një tende rreth gjashtëdhjetë metra e gjatë dhe dyzetë metra e gjerë në hyrje të Portit të Durrësit.
Fushatë në Britani për të mos u bërë si Shqipëria
Në Londër qarkullojnë këto automjete që reklamojnë nevojën e qëndrimit të Britanisë në BE, që vendi të mos bëhet si Shqipëria!...
