Arkiv-Lajme
Jose Mourinho si kapiteni Schettino, që shpëtoi kryet e veta dhe e la tragetin të mbytej?
Reali i Madridit është në vend të parë në klasifikimin e kapmionatit kombëtar, La Liga (sapo mundi thellë, 4-1, skuadrën Athletic të Bilbaos),Barcelonën e ka lënë pesë pikë pas, në Champions League është kualifikuar lehtë-lehtë, mirëpo të gjitha këto nuk janë mjaft që tifozët madrilenë të kandisen për të çmuar punën e bërë nga Mourinho. Kanë zënë ta fishkëllejnë. Nuk ia kanë bërë kabull humbjen e n-të me Barçën e Guardiola-s e të Messi-t. Dhe the Special One ka zënë të mendojë ikjen. “Sezoni tjetër nuk e zë në Madrid”, po thonë.
Gabriel Partosh i shock-uar nga fshirja e provave: Është goditje për imazhin e Shqipërisë
Gabriel Partosh, analisti i BBC-së dhe njohës i mirë i punëve të Ballkanit, është intervistuar nga gazetari i media-s Balkan Insight, Besar Likmeta, lidhur me ato që po ndodhin në Shqipëri. Partosh-i, dhe njerëz si ai, janë përgjithësisht të balancuar në opinionet e tyre; por këtë herë të bën përshtypje që ai nuk don t’u vijë rrotull argumentave. Manipulimi i provave të krimit të kryer më 21 janar 2011, që nënkupton një ujdi kolektive brenda pushtetit për ta fshehur këtë krim, e ka befasuar jo pak atë; dhe prandaj u largohet rrumbullakosjeve dhe i thotë troç gjërat. Ja intervista e tij:
Si demonstrues i dhunshëm apo si sulmues i Kryeministrisë u vra Ziver Veizi?
Të gjitha televizionet sot dhanë kronika të debatit të ashpër mes Jozefina Topallit dhe Gramoz Ruçit, gjatë diskutimit për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë. Ruçi i mëshonte idesë se demonstrata e 21 janarit 2011 ishte e dhunshme, por kjo nuk e justifikonte në asnjë mënyrë vrasjen e demonstruesve me armë zjarri nga gardistët. Ndërsa Topalli i mëshonte idesë se atë ditë u sulmua Kryeministria dhe se përgjigjja e gardistëve ishte e justifikuar.
Si demonstrues i dhunshëm apo si sulmues i Kryeministrisë u vra Ziver Veizi ?
Të gjithë televizionet sot dhanë kronika të debatit të ashpër mes Jozefina Topallit dhe Gramoz Ruçit, gjatë diskutimit për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë. Ruçi i mëshonte idesë se demonstrata e 21 janarit 2011 ishte e dhunshme, por kjo nuk e justifikonte në asnjë mënyrë vrasjen me armë zjarri të demonstrusve nga gardistët. Ndërsa Topalli i mëshonte idesë se atë ditë u sulmua Kryeminstria dhe se përgjigjia e gardistëve ishte e justifikuar.
Sinjal alarmi nga BERZH-i: Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2012 do jetë 1,2%
Zëri i Amerikës i ka marrë një intervistë ekonomistit të lartë të BERZH-it në Londër, Peter Sanfey, dhe ky i fundit, teksa hedh një vështrim perspektiv në punët tona, nuk thotë gjëra që të ngushëllojnë. “Kriza e Eurozonës do të ndikojë shumë në ekonominë shqiptare ”, thotë ai në thelb. Por ja disa pasazhe nga intervista e tij:
-Niveli i rritjes ekonomike në Shqipëri për vitin 2012 do të jetë 1,2% [ky është parashikimi më pesimist i bërë nga të huajt. Re.Pu.]
Ulrike Lunaçek i bën apel Spanjës e Co.: Njihni shtetin e Kosovës
Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka hartuar një raport për Kosovën, për të cilin është folur prej javësh. Ky raport ka mbërritur në Komisionin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian, dhe ka gjetur miratimin e anëtarëve të këtij komisioni. Vetëm 6 anëtarë kanë votuar kundër raportit, ndërsa 54 syresh e kanë miratuar atë.
Topi Pollos: Nuk kam lidhje me logjikën e tenderave teknologjikë
Genc Pollo, ministri ynë i Inovacionit (kjo është ministria më e çuditshme në një vend ku të vetmet inovacione verifikohen në lëmin e abuzimit me pushtetin), hodhi dje një akuzë kolosale mbi Presidentin e Republikës. Ky i fundit, sipas Pollos, “ka përcaktuar për herë të parë hartën e çmimeve për postet e gjyqësorit, d.m.th. të ryshfetit përkatës për çdo emërim në këto poste”. Dhe si provë sjell ca biseda “me gjyqtarë, të njohur të vet, të cilët janë njerëz me profesionalizëm e integritet”.
Kryefjala e ambasadorëve: pavarësia e sistemit të drejtësisë
Pas gjestit të djeshëm, kur u pa në krah të kryeprokurores Ina Rama, ambasadori amerikan Alexander Arvizu bëri sot një gjest tjetër domethënës: ai ka takuar, ‘qysh pa gdhirë’, kreun e puçit putativ të janarit të vjetshëm, Presidentin e Republikës Bamir Topi, të cilit i “shprehu vlerësimin për pozicionin institucional dhe kushtetues” dhe të cilit i ka theksuar nevojën “për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe funksionimin ligjor e profesional të institucioneve të pavarura kushtetuese”.
Militantizmi pushton jo vetëm zyrat e shtetit, por dhe muret e zyrave
Në shënimin e djeshëm të respublica-s me titull “Shpërthimi militant i Florion Mimës” veçonim një thënie pikante nga një intervistë e tij? “Ne ndjejmë egzaltim kur bëhet fjalë për kryetarin e partisë sonë, Sali Berishën”, thosh ai. Nga shumëkush mund të jetë marrë si një gjest i shkëputur militant brenda maxhorancës, por në të vërtetë kemi të bëjmë, me sa duket, me një frazë që ilustron një fanatizëm të shtrirë që shpesh merr përthyerje anti-institucionale.
Si do ta mbrojë Berisha kryegardistin Ndrea Prendi?
Në rastin e videos Meta-Prifti, gjykatësit shqiptarë nuk e patën problem të rrëzonin ekspertizën e bërë nga një ekspert amerikan dhe një anglez. Anglo-amerikanët e humbën betejën në Shqipëri, sepse gjykatësit tanë u besuan më shumë disa ekspertëve shqiptarë, të cilët “vërtetuan” se ajo video ishte e manipuluar. Në rastin e ekspertizës për fishekët e dalë nga pistoleta e kryegardistit Ndrea Prendi (njëri prej të cilëve i mori jetën protestuesit Faik Myrtaj), gjykatësit shqiptarë nuk guxuan ta rrëzonin ekspertizën – ajo kishte ardhur nga FBI-ja me porosi të shtetit amerikan.
