Arkiv-Lajme të përditësuara
Peshkopi, vdes nga pakujdesia një elektriçist 55-vjeçar.
Kontakti me rrymën elektrike i ka kushtuar jetën një punonjësi të nënstacionit elektrik në qytetin e Peshkopisë. 55- vjeçari Haxhi Lleshi po përpiqej të riparonte një defekt në nënstacion kur në mënyrë të pavullnetshme ka prekur telat e korentit.
Ai fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit, por pavarësisht përpjekjes së bluzave të bardha, 55-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.
Grabitet banesa e xhaxhait të Sokol Bizhgës, në kërkim autorët.
Grabitesit nuk kanë kursyer as banesën e xhaxhait të zv.drejtorit të Policisë së Shtetit Sokol Bizhga.
Ngjarja është shënuar pasditen e sotme në lagjen “Shyqyri Ishmi” në Tiranë, ndërsa në momentet e grabitjes burime nga policia e shtetit për A1 Report deklarojnë se në shtëpi nuk ka patur asnjë person.
Shuma e grabitur është rreth 1 milionë lekë të vjetra, ndërsa mësohet se menjëherë kanë nisur hetimet dhe nga disa gjurmë të lëna nga grabitesit, është bërë i mundur identifikimi i tyre dhe janë shpallur në kërkim.
Naftë pa standarde, 6.7 milionë lekë gjobë 23 pikave karburanti.
Për naftën dhe gazin që kanë shitur jashtë standarteve të kërkuara, 23 pika karburantesh janë gjobitur nga Instituti Qëndror Teknik me 6.7 milionë lekë në total. Gjobat fillojnë nga 70 mijë deri në 500 mijë lekë të reja për rastet më të rënda.
Inspektoriati Qendror Teknik, i vendosur për të ndaluar tregtimin e naftës dhe gazit jashtë standardeve ka ushtruar kontrolle në pikat e tregtimit në mbarë vendin në periudhën shkurt-mars 20014 dhe vetëm për këtë periudhë, ka gjetur me shkelje ligji 23 subjekte, të cilave iu janë vendosur edhe gjobat.
Strategjia, Rama: Kufijtë, vijë e pakalueshme për kriminelët.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri prezantuan Strategjinë për Menaxhimin e sigurisë kufitare 2014-2020. Për kryeministrin Rama bashkëveprimi i 17 institucioneve në këtë strategji do të prodhojë një kufi më të sigurt për Shqipërinë dhe për hapsirën e BE-s ku Shqipëria kërkon të integrohet. Ndërsa për ministrin e Brendshëm kjo strategji nuk do mbetet vetem në letra, por me 69 objektiva dhe 636 masa konkrete, gjithçka do të jetë e përfunduar brenda afateve.
Majko: Ngritja e grushti, simbol i bashkimit kombëtar, s'jam komunist.
Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, përmes një statusi në Facebook ka replikuar ndaj akuzave të PD për nderimin me grusht në ‘Varrezat e Dëshmorëve’.
Majko shprehet në reagimin e tij se ngritja e grushtit lart është simbol i bashkimit kombëtar kundër pushtuesve të vendit.
“Për ata që çuditen pse kam ngritur “grushtin” në varrezat e dëshmorëve ju them shkurt se ai ishte simboli i bashkimit kombëtar kundër pushtuesve të vendit. Ata që ranë e kishin simbol të përpjekjes në të cilën dhanë jetën”, shkruan deputeti socialist.
Nxënësit e Tiranës fushatë për rregullat e qarkullimit rrugor.
Nxënës të shkollave të mesme do të jenë pjesë e një fushate sensibilizuese në disa kryqëzime problematike në kryeqytet si; kryqëzimi i Gjykatës së Lartë, 21 Dhjetori, sheshi ‘Willson’, Libri Universitar etj.
Berisha: Ja reforma e Ramës, nxënësit tek dëshmorët si pionierët e Enverit.
Disa nxënës të një shkolle tetëvjeçare në qytetin e Përmetit kanë nderuar ditën e djeshme, më 5 Maj, me grushtin lart, në Varrezat e Dëshmorëve të LANÇ-it, të rënët e qytetit të tyre, një traditë e harruar tashmë prej vitesh. Por, pamjet i ka publikuar në Fb, ish-Kryeministri Berisha, nduke pohuar se ato janë marrë jko më larg se dje dhe i ka komentuar ironikisht si “reforma në arsim e Edi Ramës: Pionierët e Enverit!”
Gjirokastër, kapen 30 kg marijuanë arrestohet poseduesi nga Mirdita.
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi droge Lazarati sot në orët e mëngjesit.
Nga Gjirokastra bëhet e ditur se janë kapur 30 kg marijuanë Lazarati e fshehur në makinën tip ‘Citroen’ me targa AA 594 IH në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Sipas informacioneve, droga ishte ndarë në 23 pako dhe ishte fshehur në shasinë e mjetit.
Ndërkohë që policia ka bërë arrestimin edhe të poseduesit të drogës. Ai është Ndue Marku nga Mirdita.
Korçë, fshihte paratë në Goricë i deklaronte kur hynte në Maqedoni.
Kalonte shuma të mëdha të padeklaruara në kufi, policia nis procedimin penal për një 45-vjeçar nën akuzën e pastrimit të parave.
Sipas policisë së Korçës shtetasi me inicialet T.D nuk ka deklaruar disa herë shuma të hollash në dalje të kufirit Shqiptar në Pikën e Kalimit Kufitar në Goricë, por i ka deklaruar ato në hyrje të kufirit Maqedonas.
Shuma e parave që T.D kalonte në pikën kufitare ishin në valutë të huaj, 84.600 dollarë dhe 16.850 Euro.
Tiranë, kapet 19-vjeçari që tentoi të shtypë me motor policin rrugor.
Vihet në pranga 19-vjeçari, i cili një muaj më parë goditi me motor një polic në postbllokun e ngritur për kapjen e tij. Zhenklaudjo Sallaku u arrestua në rrugën Siri Kodra, pasi më 29 mars të këtij viti plagosi duke përplasur me motor policin rrugor R.Dogjani, ndërsa ndiqej për një tentativë grabitjeje.
Ngjarja u shënua në postbllokun e ngritur në rrugën “Luigj Gurakuqi” në sheshin “Avni Rustemi” në kryqytet, ku Zhenklaudjo Sallaku sëbashku me një të ri tjetër, i cili u vu në pranga vetëm një ditë më pas, goditën me motor policin i cili tentoi t’i kapë.