Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkodër, 24-vjeçari vritet nga shoku i vet, sherr banal pasi pinë sëbashku

Postuar në 15 Maj, 2014 15:16

Një 24 vjeçar është ekzekutuar më "Kallashnikov" në fshatin Hoti i Ri të Shkodrës pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatarin e tij për motive banale.

Altin Koçeku është qëllluar me breshëri kallashnikovi e për pasojë ka humbur jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. 24- vjeçari Koçeku ka qenë brenda një lokali të fshatit kur ka nisur të debatojë me shokun e tij Alban Lulashi 17 vjeç, ndërsa debati ka agravuar deri në fyerje të rënda dhe konfrontim fizik.

Protesta e PD, Basha: Rama ik në shtëpi bashkë me kartelin e drogës

Postuar në 15 Maj, 2014 08:42

PD zhvillon protestë para Parlamentit përmes së cilës kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Rama pas ngjarjes së Divjakës. Protesta zhvillohet para Parlamentit në të njëjtën kohë që Kuvendi zhvillon seancën plenare, e cila ndiqet nga protestuesit përmes ekraneve të vendosura jashtë ambjenteve të godinës së seancave plenare. Një pjesë e deputetëve janë në seancë ndërsa një pjesë e tyre ndodhen mes protestuesve duke mbajtur fjalime.

Arrestohet kosovari kishte përfituar mijëra euro me anë të mashtrimit

Postuar në 15 Maj, 2014 08:40

Efektivët e Policisë kriminale të Burrelit kanë arrestuar mesnatën e kaluar 25 vjeçarin nga Gjilani i Kosovës, Liridon Salihi, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare që vjeshtën e vitit të kaluar. Ai akuzohet se mashtronte kryesisht pronarë të salloneve të bukurisë, gjoja për t’u reklamuar punën e tyre.
 

Lezhë,tatimet nisin bllokimin e bizneseve që s’kanë shlyer detyrimet

Postuar në 15 Maj, 2014 08:39

Bllokimi i subjekteve tregtare që janë debitore ndaj Bashkisë Lezhë. Ky është synimi një aksioni të nisur nga Drejtoria e Tatimeve dhe Policia Bashkiake. Drejtoresha e zyrës së Tatim Taksave, Liljana Dushku, shprehet se nuk do të këtë asnjë tolerim për bizneset që nuk janë të rregullta në pagesën e detyrimeve.
 
Drejtoria e tatimeve dhe Policia Bashkiake e Lezhës kanë nisur bllokimin e subjekteve që janë debitore ndaj kësaj njësie vendore.
 

Tiranë, tentoi të fuste drogë në burgun Ali Demi, kapet 40 vjeçarja

Postuar në 15 Maj, 2014 04:46

Një 40-vjeçare është kapur duke future 6.2 gramë marijuanë në burgun numër 325 në rrugën Ali Demi në Tiranë. Droga është gjetur nga kontrollet e burgut, e fshehur në xhinset e 40-vjeçares Dallëndyshe Uka.

Sipas burimeve, 40-vjeçarja Uka, kishte shkuar në burg për të takuar Indrit Koçin. 19-vjeçari ndodhet në burgun e sigurisë së zakonshme në rrugën Ali Demi, I arrestuar për vjedhje automjetesh në zonën e Kombinatit.

Të njëjtat burime thanë se ndaj Dallëndyshe Ukës është vendosur procedimi në gjëndje të lirë, për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike. 

Lihen në burg 6 trafikantët sot priten para gjykatës 8 të tjerët

Postuar në 15 Maj, 2014 03:17

Mbeten në burg 6 trafikantët që dërguan në SHBA në mënyrë të paligjshme rreth 80 persona nga zona e Malësisë së Madhe. Seanca është zhvilluar pasditën e djeshme në Gjykatës e Krimeve të Rënda, e cila ka vendosur të lerë në burg shtetasit Fatmir Bakalli, Pashko Nilajburg, Prël Nica, Ali Metvelaj, Gjergj Martinaj dhe Filip Kërtunga.

Gjatë seancës gjyqësore ata kanë pohuar se nuk kishin kryer asnjë krim por vetëm kishin ndihmuar njerës për të shkuar në Amerikë ku kishin familjarët. Sipas prokurorisë pjesa tjetër e grupit do dalë para gjykatës, ditën e sotme.

Fshehu pasurinë, Naço, nis procedurat për shkarkimin e Gjonit

Postuar në 15 Maj, 2014 01:49

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka filluar praktikën ligjore për nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Apelit në Tiranë Gjin Gjoni. Kjo lëvizje e Naços, vjen pas një shkresë të mbërritur në zyrën e tij nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, i cili e ve në dijeni se gjyqtari Gjoni ka refuzuar të deklarojë pasurinë e tij, duke shkelur rëndë ligjin. Nisur nga kjo situatë, Nasip Naço ka urdhëruar nisjen e verifikimeve për të mësuar rreth fshehjes ose jo të pasurisë nga ana e gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni, njëherësh anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Vlorë,kapen 2 ton drogë Lazarati në furgon, drejt Italisë nga deti

Postuar në 15 Maj, 2014 01:47

Dy ton Kanabis Sativa është sekuestruar në qytetin e Vlorës, ndërsa dy persona janë arrestuar nga blutë e qytetit bregdetar.

Lënda narkotike ndodhej në furgonin tip Mercedes me targa AA 002 IB, i cili u ndalua në hyrje të autostradës së Vlorës rreth mëngjesit të sotëm (Ora 05:30).

Në sajë të operacionit “Restart” policia arrestoi drejtuesin e furgonit, Armando Kuçin nga Fieri dhe Julian Byzykën, drejtuesi i një makine tip Fiat me targa AA 262 FV, e cila shoqëronte furgonin me drogë.

Luan Rama: Trafiku i drogës fenomen shqetësues prej vitesh në Shqipëri

Postuar në 14 Maj, 2014 15:34

Trafiku i drogës është një fenomen shqetësues prej shumë vitesh në Shqipëri. Këtë te ka shprehur Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, duke u shprehur se reformimi i institucioneve të sigurisë në bashkëpunim me NATO-n dhe SHBA. Rama tha se është e papranueshme që Shërbimi Informativ edhe 9 muaj pasi qeveria e re ka ardhur në pushtet punon me prioritete të përcaktuara nga qeveria e shkuar. Sipas Ramës qeveria Shqiptare duhet te ridimensionojë mirë prioritetet e punës së saj dhe të veprojë me forcën e ligjit.

Përmbytja, Mimoza i kërkon ndihmë Bashës: Desh m'u mbyt nipi në gjumë

Postuar në 14 Maj, 2014 15:32

Reshjet e ditëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet në zonën e shinave të trenit afër bregut të Lumit. Shtëpia e Mimoza Telës, është përmbytur papritur mbrëmjen e djeshme, duke vënë në rrezik jetën e saj dhe të nipit 6-vjeçar, pasi gjithçka ka ndodhur kur ata ishin në gjumë. Ajo u bën apel institucioneve që ta ndihmojnë për të përfituar një banesë sociale, pasi kjo situatë ndodh sa herë bie shi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara