Alternative
Shikoni Kokonë, gorillën që dashuron me gjuhën e shenjave (video)
Gorilla Koko është bërë e njohur për përdorimin e gjuhës së shenjave, por dashuria për macet është ajo që e bëri atë një nga të preferuarat në media. Në vitin 1983, gorilla e ultësirës perëndimore thuhet se i kërkoi trajnerit Penny Patterson praninë e një maceje.
Kampionati i parë i Federuar Ndërkombëtarisht i MMA-së në Tiranë(video)
Këto ditë është zhvilluar në Tiranë kampionati i parë i MMA-së – Mix Martial Arts, prej nga ku kanë dalë edhe fitues. Kampionati - i federuar Ndërkombëtarisht - zhvillohet për herë të parë në vendin tonë dhe për herë të parë kemi edhe sportistë të federuar. Më poshtë në video ndeshjet: Leonardo Calderigi (fitues) vs Gerti Mezini Alessandro Sanati (fitues) vs Jozefin Hila Fabrizio Trotta vs Arbër Bejkosala (fitues)
Billy the Kid sot kushton miliona
E bleu vetëm për 2 dollarë në vitin 2010, sot mund ta shesë miliona. Bëhet fjalë për një foto, e dyat që ekziston, e Billy the Kid, i famshmi i Perëndimit të Vjetër. Billy the Kid, emri i vërtët Henry Mçarty, jetoi në shekullin e 19-të dhe u bë i famshëm si një njeri i kërkuar dhe vrasës i famshëm që pranohet s eka vrarë 8 persona. Legjenda i mvishte 21 të vrarë. Fotoja, e dyta pra e vetme që ekziston, u ble nga Randy Guijarro në një dyqan në Kalforni dhe tani ka gjasa të shitet miliona dollarë përmes Kagin, një kompani e specializuar në koleksione të tilla.
Sazani/Natyrë dhe rrënoja të një historie
Sazani është ndër pikat më të paeksploruara të bregut shqiptar. I mbetur nën hijen e përhereshme të një ishulli për nevoja ushtarake, blloku shkëmbor në perëndim të Vlorës, ofron bukuri të mëdha. Disa foto që dëshmojnë edhe harresën pas viteve ’90, por që me nismat e fundit mund ta transformojnë ishullin. Ndoshta do të vijë një kohë kur këto pamje “të shkreta” do të na duken si ato të Sarandës apo të Durrësit, sot të okupuara nga betoni dhe ndërtimet. Të shpresojmë që jo.
Miss Top Gun - Femrat e aviacionit ushtarak
Eksperimenti kubanez me kufizimin e internetit(video)
Fidel Kastro është një diktator sipas standardeve perëndimore dhe një provë për këtë është përpjekja e regjimit të tij për të kontrolluar informacionin. “Vox.com” shkruan për faktin se Kuba sot është një nga vendet me aksesin më të ulët në internet, vetëm 5% e kubanezëve. Por një rast kuptimplotë flet për nevojën e njerëzve për ta hequr këtë barrierë të shtetit: disa të rinj që dëshironin të luanin online para disa vitesh krijuan një rrjet të vetin përmes isnatlimit kabllor nga shtëpia në shtëpi. Rrjeti është rritur ngadalë dhe sot quhet Street Net: Rruga e Rrejtit dhe ka 10 000 përdoures.
Miniatura në majën e lapsit
Dalton Ghetti është një brazilian i rritur në Sao Paulo që jeton në SHBA. Duke punuar si marangoz duket se ka menduar që lapsin, që aq shumë i duhet, ta përdorë edhe për talentin e tij të miniaturës. Profile mbi majën e lapsi që janë shumë të veçanta dhe që duan punë:
Në radioskopi nuk shikohen vetëm organet(foto)
Kur vjen puna te çuditë e njeriut, nga ato më bixarret, e deri tek aksidentet më qesharake, tablodi britanik “The Sun” nuk zhgënjen. Kështu edhe me 13 rastet e radioskopive të paraqitura këtu, ku rezultojnë imazhe të pabesueshme; indivdë që kanë gëlltitur deri një shishe apo edhe granatë. Në faqen e vet tablodi jep edhe sqarimet përkatëse për rastet dhe personat që janë subjekt i radioskopive.
Video/Gërmon afër shtëpisë dhe gjen mbetjet e një mamuthi
Kjo i ndodhi një fermeri në Miçigan:
Teoritë konspirative si qëndrime publike. Aktori Steven Seagal: “Vrasjet në masë në SHBA janë të nxitura”(video)
Debati për armët dhe mbajtjen e tyre është kthyer në qendër të vëmendjes në SHBA. Disa ngjarje të rënda të ndoshura së fundmi ka nxjerrë në sipërfaqe idenë për kufizimin e të drejtës për të mbajtur armë, që është traditë në SHBA. Si një vend pjellor për teori konspirative, në SHBA nuk mungojnë shpjegimet alternative për shumëçka, mirëpo intensiteti i ngjarjeve ka çuar në konkluzione të pazakonta që duhen marrë në konsideratë.