Alternative
Beteja e madhe e avionëve supersonikë: 1982, Siria përballë Izraelit(video)
Siria dhe Izraeli kanë një histori të vetën të konfliktit që ka sjellë vendosjen e trupave të OKB-së në Lartësitë Golan që ndan të dy vendet. Por konflikti nuk ka qenë përherë i ngrirë. Në vitin 1982 të dyja vendet u përballën në një betejë të vërtetë ajrore, masive, e ngjashme me ato të luftës së Parë Botërore. Beteja e Luginës Bekaa, ajo vendosi përballë 96 gjuajtës izraleitë dhe një skuadron UAV dhe 100 gjuajtës supersonikë sirianë të mbështetur nga 19 lëshues tokë-ajër. Konsiderohet si një nga betejat më të mëdha të avionëve që fluturojnë me shpejtësinë e zërit.
U deh dhe e përplasi anijen 7000 tonëshe në brigjet skoceze
Një drejtues i një anijeje transporti 129 m të gjatë, u deh dhe me shpejtësi maksimale iu drejtua brigjeve skoceze. Ngjarja është e vërtetë dhe ka për protagonist një kapiten rus të transportueses “Lysblink Seaëays”, 7000 tonëshe, i cili pasi kishte pirë gjysmë litri rum devijoi itinerarin dhe u përplas në Kilchoan, në gadishullin Ardnamurchan më 18 shkurt të këtij viti. Anija u dëmtua rëndë dhe tani shkon për skrap.
Athina e vjetër, disa foto të rralla
Këto janë disa foto të vjetra të Athinës. Ka pamje që të kujtojnë edhe qytetet shqiptare të dikurshme.
Fundi i plazhit të Egremnit. Lefkadha zhvendoset 36 cm në Jug(foto+video)
Plazhi i mrekullueshëm i Egremnit në Lefkadha nuk ekziston më. Kjo pasi tërmeti i fundit me magnitudë 6.1 ball Rihter, e zhvendosi Lefkadhën 36 cm në Jug. Pamjet fimike tregojnë fundin e një prej plazheve më të bukur/http://en.protothema.gr/engremni-beach-on-lefkada-is-no-more-pics/
Zbulohet në Botsvana diamanti më i madh në 100 vitet e fundit
Një diamant 1.111 karat është zbuluar nga Lucara Diamond Corp. në Botsvana në Afrikë. Diamanti është i dyti pas diamantit Cullinan që ndodhet në posedim nga kurora britanike dhe është diçka më i vogël se një top tenisi, por konsiderohet më i madhi i zbuluar këto 100 vjet. Diamanti u zbulua në minierat e Karowe në Botsvanën qendrore.
http://www.bloomberg.com/news/articles/2015-11-19/biggest-diamond-in-mor...
Disa vende të "jashtëzakonshme"
Femrat nudo nuk tërheqin më. Pas “Play Boy”, mbyllen “FHM” dhe “Zoo”
Pas “Play Boy” që pezulloi publikimin e fotove nudo, edhe dy revista të tjera të njohura për femrat gjysmë nudo që publikonin në kopertinë, do të mbyllen. “FHM” dhe “Zoo”, poseduar nga Bauer Media, do të mbyllen. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit, duke përforcuar kështu një prirje në këtë sektor: nudo aktualisht nuk shet dhe ndoshta as tërheq. Ndoshta interneti dhe masivizimi i femrave në rrjetet sociale ka bërë që revista të posaçme që i kushtoheshin nudos të dalin nga xhirua.
Surena III – roboti iranian
Surena III është roboti humanoid i zhvilluar nga kërkuesit në Universitetin e Teheranit. Ai është 1 90 cm i gjatë, ecën 0.7 km/orë dhe manovron edhe në shkallë. Surena njeh edhe fytyrat të cilat i identifikon. Një arritje e vërtetë e Iranit që krahas vendeve të tjera po ecën me shpejtësi në këto fusha që dikur konsideroheshin domen i vetëm dy – tri shteteve.
755 specie “aliene” mësyjnë Mesdheun dhe ujërat e ëmbla në Europë
755 specie janë mësyrë Mesdheun duke shtuar kështu rrezikun për vetë këtë hapësirë detare, por edhe për lumenjtë e Europës. Një studim i financuar nga BE-ja ka nxjerrë në dritë këtë fakt që ka marrë përmasa shqetësuese këto 60 vjete. Rusia, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, janë katër vendet që shihen si porta kryesore e hyrjes së specieve ekzotike. Gjermania konsiderohet importuesi kryesor i tyre në Europë, meqenëse është një vend me shumë lumenj dhe liqene. Si faktor në këtë invadim shihet njeriu me lëvizjen dhe transportin e tij të mallrave, por edhe ndryshimet klimaterike.
George Best nuk vdiq nga alkooli, por nga mbidoza
Të dhëna të reja dalin në dritë për vdekjen e futbollisti të njohur, George Best. Ai vdiq në vitin 2005 si pasojë e përdorimit të tepruar të alkoolit, por në fakt, sipas gazetës britanike “The Sun” , që i referohet një dokumentari të “Channel 5”, Best vdiq si pasojë e mbidozës së drogës. Best pranoi se muajt e fundit të jetës kishte shtuar shumë konsumin e alkoolit, flinte pak dhe nuk hante mirë. Sipas doktorit Jason Payne-James alkooli solli mjegulloi gjykimin e futbollist irlandezo verior duke çuar në mbidozë.
