Zbuloni arsyen përse Cameron Diaz urren veten

E palodhur si gjithnjë, Cameron Diaz vazhdon që të promovojë filmin e ri ‘Annie’ thuajse kudo. Këtë herë ajo është shfaqur në një tjetër intervistë, ku është përqëndruar kryesisht tek roli i saj, i cili e detyroi në një farë mënyre të këndonte. Ndonëse ajo është adhuruese e muzikës, e quan veten fatkeqe për faktin se nuk është e talentuar në kete fushe.
Cameron tha :”Më pëlqen shumë të këndoj, por në të njëjtën kohë e urrej faktin që jam një këngëtare e keqe ,ndonëse përpiqem shumë që të realizoj të kundërtën. Për këtë rol do të dëshiroja dy vite përgatitje në dispozicion, mbase mund të kisha sjell perpara publikut diçka tjetër. Megjithatë unë isha e rrethuar nga mësues profesionist të cilët e bënë gjithçka më të lehtë për mua.” Përmendim se pjesë e filmit ‘Annie’ është edhe Jamie Foxx, në rolin e një milioneri.

Add new comment