Zaganjori ka ndryshuar të gjitha planet e palëve

Ka hutim në radhët e maxhorancës, gjë që përbën një provë tjetër të faktit, se Zaganjori ‘ka vepruar në kokë e për hesap të vet’ me dorëheqjen prej një kandidimi, që s’u bë asnjëherë kandidim (zyrtarisht, nuk pati asnjë iniciativë për të mbledhur 20 nënshkrime në favor të kandidaturës së tij). Ilir Meta u pa i nervozuar prej këtij gjesti në konferencën për shtypin, që e bëri aq shpejt sa u duk se më parë ish kjo konferencë se sa tërheqja e Zaganjorit. PD-ja nxorri atë çupën zëdhënëse për të lexuar një deklaratë shumë nervoze, ku bëhej një lidhje mes tërheqjes së kandidatit të saj dhe sulmeve të opozitës, në një kohë që nuk është dukur se ka pasur sulme të opozitës ndaj Zaganjorit. Kurrë në historinë postkomuniste shqiptare një kandidat i një pale nuk është trajtuar prej palës tjetër me kaq kujdes e skrupuj sa Zaganjori prej opozitës.
Kjo e fundit është kapur në befasi, gjithashtu, nga vendimi i Zaganjorit. Dhe ka gjasa që të ndryshojë taktikë e të adoptojë një sjellje të re presidenciale. Por gjithçka varte nga maxhoranca.
E.G.
Comments
Ska shume rendesi qe ke do
<p>Ska shume rendesi qe ke do zgjedhi sala ne mengjesin e te henes president.</p><p>ai ka arritur konsensus me nje parti socialiste (LSI) dhe me gjithe koalicionin e vet.</p><p>ka ca njerez qe akoma shpresojne te Edi me kot, ky E G duhet te jete njeri nga ata</p>
Add new comment