Xhepa dhe Tomorri kritikojnë tërthorazi Fullanin

Fill pas deklaratës së kryebankierit Fullani se në kushtet aktuale ekonomike nuk është nevoja të ulet norma bazë e interesit, Selami Xhepa, deputet i PD-së, dhe Klodian Tomorri, gazetar ekonomik, i bëjnë thirrje Bankës së Shqipërisë që të përdorë mekanizmat monetarë në dispozicion të saj për të nxitur rritjen ekonomike. Aktualisht norma nominale bazë e interesit është 4.25% ndërsa inflacioni është nën nivelin 1.6% (pra, nën nivelin e poshtëm të caktuar nga Banka e Shqipërisë). Në këto kushte, norma reale bazë e interesit është 2.65%. Ndërkohë, në vendet e rajonit tone, norma reale bazë e interesit është shumë pranë zeros.
Xhepa dhe Tomorri i sugjerojnë Fullanit që Banka e Shqipërisë ta ulë më tej normën bazë të interesit dhe të rrisë blerjet e drejtëpërdrejta të bonove të thesarit si dhe ato që mbahen në portofolet e bankave të nivelit të dytë. Kjo, sipas tyre, do të ulte interesat e kredive për bizneset, konsumatorët dhe qeverinë. Në kushtet kur qeveria nuk mund të përdorë stimuj fiskalë (për shkak se i jemi afruar tavanit ligjor të borxhit publik), dy mekanizmat e mësipërm monetarë do të rigjallëronin ekonominë, konkludojnë Xhepa dhe Tomorri.
Ky shkrim me bashkautor Xhepën shënon herën e parë që një deputet i mazhorancës bën një kritikë publike ndaj Fullanit.
E.Zaloshnja
Comments
Mire uljen e interesit po pse
<p>Mire uljen e interesit po pse duhet Banka e Shqiperise të rrisë blerjet e drejtëpërdrejta të bonove të thesarit si dhe ato që mbahen në portofolet e bankave të nivelit të dytë. Nje ekonomist i mire e di se Banka e Shqiperise duke blere drejtperdrejt bonot e thesarit do te rrite sasine e lekut ne qarkullim, dhe keshtu edhe inflacionin. Leku shqiptar eshte tashme shume i dobet, dhe ju o mendje te ndritura doni ta dobesoni edhe me shume. A e dini se kush del i humbur ne kete rast? Shtresa e varfer qe sdo kete mundesi ti perballoje cmimet ne rritje te ushqimeve e do vdese per buke.</p><p> </p>
Add new comment