Victoria Beckham bëhet gati për dyqanin e ri në Londër

Postuar në 21 Qershor, 2014 05:45

Victoria shpërndau disa foto në “Twitter” të premten larg veshjeve shik që jemi mësuar ta shohim. Është në prag të hapjes së dyqanit më të ri në Londër, ku do të shesë veshjet e koleksioneve të saj.

Nga fotot duket që gjithçka është në ndërtim e sipër dhe Victoria ndodhej aty për të asistuar dhe inspektuar punimet.

Victoria shet veshjet nëpër dyqanet më luksoze në të gjithë botën, por ky butik është i dedikuar ekskluzivisht për markën e saj.

“Unë mendoj se tani është koha sepse i njoh klientët e mi. Kjo do të jetë hera e parë që njerëzit me të vërtetë do të prezantohen me markën time”, tha Victoria Beckham.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.