Veriu i Kosovës, kriminelët e djeshëm si biznesmenë të sotëm. Ja si arrihet paqja dhe bashkëpunimi

Ja mënyra sesi arrihet paqja dhe bashkëpunimi në Kosovë. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka zbuluar fakte që krimineli i shndërruar në biznesmen (siç ndodh rëndom) serb i veriut të Kosovës, Zvonko Veselinoviç, ka qenë nënkontraktor për një kompani të njohur që është në pronësi të shqiptarëve të Kosovës dhe e lidhur me PDK, në zinxhirin e punimeve të gjigantit Bechtel-Enka për autostradën e madhe Prishtinë-Tiranë.
Veselinoviç ka qenë anëtar i grupit serb tashmë të shpërbërë, të njohur si Rojat e Urës, që fajësohet për sulme ndaj shqiptarëve në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Ai pranon që ka luajtur një rol të madh në trazirat e korrikut 2011. Gjatë atyre tetë muajve të nxehtë, pikat kufitare ishin djegur, në veri të Kosovës u vendosën barrikada nga zhavorri dhe kamionë, një polic i Kosovës ishte vrarë dhe një numër i paqeruajtësve ndërkombëtarë dhe protestuesve ishin lënduar. Veselinoviç është nënvizuar si ndër elementet kyçe kriminalë të veriut të Kosovës, që e kanë mbajtur enkas të trazuar situatën, për të mundësuar zhvillimin e lirshëm të trafiqeve dhe kontrabandës me të dyja anët e kufirit. Siç rezulton nga BIRN, tashmë oreksi është rritur dhe paqja... është arritur.
a.k
Add new comment