Vajza që vdiq nga kanceri lë një mesazh të fshehur për botën.

Postuar në 04 Qershor, 2014 13:07

“Ndoshta nuk ka rëndësi fundi i lumtur, ndoshta e vetmja gjë e rëndësishme ështëhistoria”: Familja që humbi vajzën nga kanceri gjen shënimin me 3000 fjalë në pjesën e pasme të pasqyrës

Athena Orchard, 12 vjeçe, luftoi një betejë të guximshme me kancerin, por vdiq tragjikisht javën e shkuar. Ajo vuante nga një kancer i rrallë kockash. Familja e saj gjeti pak ditë pas vdekjes së vajzës një mesazh prekës në pjesën e pasme të pasqyrës në dhomën e saj.

Ajo kishte filluar ta shkruante që kur u diagnostikua me kancer në dhjetor të vitit të kaluar. Vajza shkruante:

“Çdo ditë është e veçantë, shijoje.
Mund të zbulosh se ke një sëmundje vdekjeprurëse nesër ndaj kalo bukur çdo ditë.
Jeta është e keqe vetëm nëse ti e bën të tillë.
Lumturia varet nga ne…
Ndoshta nuk ka rëndësi fundi i lumtur, por historia…
Qëllimi i jetës është një jetë me qëllim.
Dashuria nuk ka të bëjë me gjetjen e dikujt për të kaluar jetën, ka të bëjë me gjetjen e dikujt pa të cilin nuk mund të bësh përpara.
Lumturia është një drejtim, jo një destinacion.”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.