Vajza e Bruce Willis, tërësisht e zhveshur në rrugët e New York.
Vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore, Scout Wllis ka dalë topless përgjatë Lower Est Side në New York, kundër censurës në Instagram. Ajo ka postuar në Twitter dy foto të sajat me gjoksin jashtë, duke provokuar nëpërmjet diçiturës: “Lejohet në NYC, por jo në Instagram”.
E reja Willis, ka përdorur hashtagun #FreeTheNipple dhe si foto të profilit të saj në Twitter, avatarin, që është edhe faqja e parë e revistës në të cilën Rihanna shfaqet topless. Kjo gjë i ka kushtuar këngëtares pezullimin e llogarisë së saj në Instagram.
Kështu, Willis ka zgjedhur formën e saj të protestës ndaj këtij rrjeti social, i cili nuk lejon lakuriqësinë, nëpërmjet një rrjeti tjetër social. Fillimisht Scout ka postuar një foto në të cilën ishte duke ecur në rrugët e Lower East Side me gjoksin jashtë dhe me një fund me lule. Ajo ka shkruar “What @instagram won't let you see #FreeTheNipple”
Add new comment