Trump: Kim dhe J.Lo i kanë të pasmet shumë të mëdha.
Miliarderi amerikan, Donald Trump, gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Howard Stern ka kritikuar figurat trupore të Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez duke thënë se prapanicat e tyre janë tepër të mëdha.
“Cila është më e bukur, sipas jush, J.Lo apo Kim Kardashian”, e ka pyetur prezantuesi.
Biznesmeni i famshëm është përgjigjur në mënyrë diplomatike duke thënë se të dyja këto femra janë të bukura.
Më pas, Stern ia ka bërë pyetjen tjetër: “A mendoni se prapanica e Kim Kardashian është shumë e madhe?”.
“Padyshim që është. Dhe jo vetëm e saj, edhe Jennifer Lopez ka të njëjtin problem. Në kohët e vjetra, kur unë kam qenë i ri, ato dyja do të konsideroheshin femra me trup të keq”, ka thënë 68-vjeçari.
Add new comment