Trinjaket martohen në të njëjtin moment, dhëndurrët ‘në mëdyshje’ grate e tyre!
Trinjaket braziliane Rochele,Rafaela dhe Tagiane Bini vendosën që të kurorëzojnë dashurinë për të fejuarit në të njëjtin moment. Ndonëse dasma e tyre ishte një ndër më të vecantat, dhëndurrët i trembeshin faktit se mos ngatërronin gruan sepse ato janë identike. E sikur të mos mjaftonte kjo, tre motrat 29-vjecare kishin veshur fustane thuajse të ngjashme, me të njëjtin model flokësh dhe tualet.
Rafaeli i cili u martua me Rafaelën kujton:’Kohë më parë shkova në kuzhinë dhe gjej Rochele gruan e Gabrielit. Në fakt mendova se ishte e fejuara ime kështu që qëndroj pas saj dhe e përqafoj, deri në momentin që dëgjoj një 'Opss'. Aty kuptova që nuk ishte gruaja ime e ardhshme.’
Ndërkohë që Eduardo i cili është martuar me Tagiane shprehet:’Nuk kisha frikë se do të ngatërroja gruan time. E dallova sapo hyri në kishtë, sepse ajo ishte më e bukura, ajo shkëlqente.’/E.B

Add new comment