Tony në Kosovë

Njeriu kyç që vuri në lëvizje ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë, Tony Blair - (kosovarët e kanë me qejf ta thërrasin në emër: Toni) - do të jetë të hënën për një vizitë në Prishtinë. Sipas shtypit kosovar ish-kryeministri britanik, përmes Fondacionit të tij “Faith Foundation”, do të ndihmojë dy universitete kosovare në "promovimin e tolerancës dhe debatit kritik për rolin e feve në shoqëritë demokratike". Charlotte Keenan, Drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit të Blerit ka dhënë një intervistë për të përditshmen kosovare Express, ku mes të tjerash thotë: "Një eksperiencë që pak të rinj jashtë Kosovës e dinë, janë çështjet nga trashëgimia e konfliktit. Ne jemi pra duke siguruar kosovarët e rinj me mundësi për të treguar historinë e tyre dhe për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë më shumë për vendin e tyre dhe aspiratat e tyre për të ardhmen".
"Blair Tony Faith Foundation", themeluar në 2008, në sajtin e vet thotë se "fokusohet në të kuptuarit e ndikimit të fesë në botën e sotme". Të hënën, zoti Blair do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Prishtinës, mbi besimin dhe globalizmin. I dyti universitet në 'axhendën Blair' është Universiteti Amerikan i Kosovës. (A.N.)
Add new comment