Tjetër largim nga Agon Channel Italia, ikën edhe drejtori i rrjetit të televizioneve, Lorenzo Petiziol

Pas largimit të drejtorit editorial në Agon Channel Italia, Antonio Caprarica, kontrata ka përfunduar para kohe edhe për drejtorin e i rrjetit të televizioneve Agon, Lorenzo Petiziol. Në një intervistë për Udine Today, ai ka deklaruar se kanë qenë arsye familjare që e detyruan të braktisë projektin e nisur nga Francesco Becchetti, duke mos fshehur zhgënjimin nga realiteti që gjeti në studiot e Agon Channel Italia në Tiranë. Lapsi. al ka zbardhur një pjesë të intervistës së tij për gazetën italiane, ku zbulohen detaje si punohej në Agon Channel Italia dhe si hartohej programacioni ditor.
“Problemi është se në Agon Channel ecet pa projekte. Merreshin vendime pa llogjikë, ditë pas dite. Fjalia klasike ishte: Sot dot ë bëjmë këtë gjë, mirë? Dhe bëhej një “talk – shoë” për të mbuluar disa hapësira. Pastaj, ideja për të bërë 10 edicione lajmesh në ditë, në një televizion të ndërtuar mbi quiz –e dhe që nuk ka as arkiv e as pamje filmike, sipas meje është e gabuar dhe që bëhet e pamundur edhe për spektatorët. Një lodhje dhe sforcim masakrues…. Unë u largova 20 ditë pas nisjes zyrtare të transmetimit, në mes të dhjetorit. Motivet e mia ishin kryesisht familjare. Por me siguri, edhe nëse nuk do të kishin qenë këto motive, do ta kisha lënë në mes të janarit, sepse nuk shikoja ndonjë perspektivë të madhe”.
l.m
Comments
Respublica, dhe te tjere
Respublica, dhe te tjere boton cdo lajm periferik ose cdo lajm qe mund te konsiderohet "i keq" per Agon dhe asgje tjeter qe mund te kete prodhuar lajm nga ky televizion. Respublica ne nje linje me qeverine ne kete aspekt
Add new comment