Tejkalohen afatet për akreditimin e universiteteve. Agjencia britanike ''Quality Assurance Agency'' me raport të pjesshëm në korrik

Postuar në 09 Prill, 2015 06:10

Abc News raporton se procesi i akreditimit të universiteteve i paralajmeruar për në janar nuk ka nisur ende. Ndryshe nga sa ishte premtuar agjencia britanike ''Quality Assurance Agency'' raportin nuk do ta paraqese të plotë në muajin korrik, një pjesë e tij do të publikohet në tetor.

sipas zv/ministrit të Arsimit, Arbën Mazniku bashkëpunimi me Agjencinë Britanike është në fazën e hartimit të dokumantecionit dhe vetëm në fund të muajit ekspertët e huaj do ta shohin situatën në terren. Për vonesat e krijuara me akreditimin sipas burimeve te abc news, stafi i Ministrise së Arsimit është kritikuar nga kryeminsitri Rama, Sekretari i Pergjithshem ka paraqitur doreheqjen.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.