Teatër absurd në opozitën shqiptare!

Një ditë pasi Gramoz Ruçi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, la të kuptohej se në koalicionin e majtë mund të përfshihet edhe LSI-ja (në qoftë se kjo parti rrëzon me 4 mandatet e saja qeverinë Berisha), aleatët e vegjël opozitarë e sulmuan PS-në për çështjen e sistemit zgjedhor, duke nënkuptuar dalje nga koalicioni me të.
“Reforma zgjedhore po degradon. PS ka përgjegjësi për të garantuar reformë zgjedhore reale. E majta ndodhet në opozitë për shkak të qëndrimit të lidershipit ndaj aleatëve,” tha Gjinushi në një konferencë shtypi të përbashkët me Milon, Koçin, dhe Ndokën. Ndërsa Milo tha se “PS po bën të njëjtat gabime që e çuan në disfatë dhe, nëse ecet kështu, do ti kushtojë 2013-ta. Treni i PS-së jo vetëm nuk po zgjatet, por ka mundësi të shkurtohet. Nuk kërkojmë mandate si lëmoshë, por formulë bashkëpunimi si aleatë.”
Për këdo që e kupton sesi funksionon komisioni parlamentar për reformën zgjedhore, është e qartë se PS-ja ka praktikisht “çelsin e kashtës” në të. Në qoftë se PS-ja vë veton për korrektimin e sistemit zgjedhor sipas midesë së partive të vogla, PD-ja mund të vërë veton për mosndryshimin e tij dhe, automatikisht, do të mbetet në fuqi kodi aktual zgjedhor. E vetmja parti që ka “çelsin e qilarit” (dhe jo “të kashtës”) në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore është LSI-ja, e cila është partia që, po të dojë, mund ta kërcënojë realisht Berishën me rrëzimin e qeverisë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LSI-ja mund të kishte marrë dyfishin e mandateve, në qoftë se sistemi rajonal do të ishte korrektuar proporcionalisht në rrang kombëtar.
Me pak fjalë, mund të thuhet se, në qoftë se LSI-ja do të vendosë të futet në skenën e teatrit politik të ndryshimit të sistemit zgjedhor, teatri do të jetë real. Përndryshe, me debatet mes aktorëve të vegjël opozitarë dhe PS-së, ai është thjesht një teatër absurd, i cili kënaq vetëm Berishën dhe berishianët...
E.Zaloshnja
Comments
Zaloshnje mos qaj bir. Aq

Zaloshnje mos qaj bir. Aq koqe kandari sa eshte shoku Rama dhe aq pordhac sa eshte do perfundoje qe do ja caje prape bythen Saliu per zgjedhje. Kush rri degjon Ramen te qaje prape ne 2013-ten

Kjo e folura pa argument

Kjo e folura pa argument eshte baraz me asgje. Zaloshnja ka bere nje analize te sakte dhe te vertete, nderkohe ti flet per budallalleqe qe nuk ke nga ti kapesh, se nuk jep asnje ide. Po i fitoi zgjedhjet Berisha sigurisht qe do jete keq per Ramen, por besoj se me shume se per te te, keq do jete per te gjithe ne te tjeret. Por, nuk mund te mos e pranoj se disa elemente qe po permiresohen ne kod japin me shume besim se zgjedhjet mund te jene pak me te ndershme. Nderkohe sa i perket partive te vogla, eshte e vertete ajo qe thote Zaloshnja. PS ka thene se eshte pro korrektimit kombetar, por nese nuk do PD eshte e kot.

E vertete qe vetem PS nuk e

E vertete qe vetem PS nuk e nderron dot sistemi, po le te jemi te sinqerte. Nuk eshte se po punon shume per ta ndryshuar apo jo?

Z. Zaloshnja, partite e

Z. Zaloshnja, partite e vogla po kerkojne vullnet prej PS-se, kjo as nuk e provon, por justifikohet se s'ka gje ne dore.

Thelbi i ankeses se tyre, eshte pikerisht kjo larje goje e PS-se,e cila pastaj pervijohet ne indiference ndaj nje projekti bashkepunimi PS - aleate.

Logjika ta do qe keto parti me shume shanse per ndonje deputet e kane jashte koalicionit me PS-ne, sesa ne koalicion me te e ketu demin e ka PS-ja, jo ato, se njesoj te humbura jane.

Le t'i hyjme fantapolitikes per nje çast, qe partite e vogla i braktisin te medhate dhe shpresojne te kapin deputete si parti te dyta, ne koalicione me AK-ne e P. e Topit.

Te majtat lene PS-ne e bashkohen me Aleancen Kuqezi qe eshte e qendres, te djathtat lene PD-ne e shkojne me partine e Topit.

Do kishim, PS, PD+LSI, AK+aleate te majte, P.Topit+aleate te djathte.

Nuk do te ishte ndonje çudi, qe elektorati i majte oportunist, te braktiste ne mase PS-ne, sepse e qarte qe PS-ja, nuk fiton e po njesoj oportunistet e PD-se, te braktisin Salen, se qartazi nuk fiton.

Do te ekzistonte njefare mundesie teorike qe PS+PD-LSI te mos kapnin bashkarisht 50% te elektoratit, pa masat e tyre oportuniste. dhe te ndodhe çudia qe 2 koalicionet rreth AK-se e Topit, te bejne nje qeveri bashke.

Kjo do te ishte permbysje spektakolare e regjimit, te gjithe ne shtepi.

Eshte vertet shfaqja ' Pa mua

Eshte vertet shfaqja ' Pa mua apokalips' ne skenen politike te opozites ne kuadrin e konkurimit zgjedhor te teatrit absurd... Te gjithe te vegjelit ish deputete 'deshtake' qe ne kuadrin e humbjes se bythngrohjes parlamentare krijuan particka dhe ne 'arenat' zgjedhore kane mbetur pa 'kondicioner' gjate kohes e kerkojne me domosdoshmeri e sakrifice per te rrimare ate 'ngrohje' qe te falte ai lloj kolltuku ne platene e madhe te 'elites' shqiptare. Nuk se e kane per ne te pervuajturit e paperfaqesuar, por e kane ma ate 'pjate' qe u eshte hequr nga 'menyja' e jetes. Kete me 'teatrin absurd' e ka qelluar figurativisht z.Zaloshnja, pasi cdo deklarate mediatike e 'vulehumburve' Koco, Gjinushi, Milo, Ndoka, e te tjere qe dhe gazetaret e politikes s'jua dine emrat, eshte absurde, pra pa kuptim, pra e panevojshme, pra per nje 'mandat' cdo gje le te behet pluhur e hi. Kesaj i thone keputja si 'kau peles' e jo te mblidhen ne 'varken e Noes' per te nesermen. Se me ta se pa ta cfare humbasim xhanem ?! Boze nuk na jane bere gjithe keto vite ?! Boll me keto 'kuak-kuak' bretkocash te mocaleve politike ! Pluralizmi per ca e hap siparin dhe per ca e ul. Per 'zvarraniket' s'duhet te kete 'skene', le te dalin te interpretojne 'aktore' te tjere ne skenen e teatrit popullor e jo absurd...

Add new comment