Stabilitet apo krizë pas zgjedhjeve në Kosovë?

Në shkrimin e Afrim Krasniqit, "Zgjidhje kosove", komentuesi “Billy” ka lënë këtë koment që po e njerrim më vete:
“Zoti Afrim, ju thoni qeveria shqiptare e uroi fituesin parpara se te arrihej fitorja. Ndersa po te lexoni RD-ne e dites se marte, thote se ende qeveria nuk po uron fituesin e zgjedhjeve ne Kosove. Ndersa nxiton te jape urimet e Berishes dhe Bashes. Ndersa sot. Sot ndryshojne gjerat kryekeput. Zyrtarisht PD, nuk po flet, por altoparlantet e saj neper TV, por edhe ne shtyp po dalin hapur kunder Thacit. Morali.....!!! Megjithate, si mund te miratohet qeveria e Ramushit ne parlament? Ai ka kerkuar mbeshtetjen e Albinit. Dhe Albini ja jep. Por me nje kusht.-Te nderpriten bisedimit me serbet.Cfare i thua ti kesaj, zoti Afrim? Une do te thosha se Ramushi po i futet qorrazi nje aventure. Nese Kurti i qendron besnik deklaratave te tij, per nderprerje te bisedimeve me serbet, qeveria e Ramushit eshte e rene qe kete cast.
-Atehere cfare i mbetet Ramushit? Te afroje deputetet e minoriteteve. Serbet kane dhjete deputete. A mendon se keta dhjete deputete serbe do te votojne Ramushin pa perfituar per vete? Cfare po kerkojne serbet. O kryetarin e parlamentit o presidentin. Tani, shih e shkruaj dhe nxirri vet konkluzionet. Pra, mbeten vetem dy obsione:- O PDK, formon qeverine me ndihmen e nje partie qe do te joshet nga postet, ose... ose ajo qe ju nuk e keshilloni. Kosova shkon perseri ne zgjedhje”.
Add new comment