Spahiu: Berisha bën fushatë me 100 vjetorin e Pavarësisë

Mbledhjet e fundit të qeverisë janë karakterizuar nga fjalime thuajse të përjavshme të Kryeministrit Berisha në lidhje me 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit. Por, Berisha nuk mund të luante në terrenin e Spahiut pa shkaktuar një reagim nga ky i fundit. Kreu i AKZ-së, reagoi sot nga Lushnja duke deklaruar se Berisha po shfrytëzon aktivitetet për 100 vjetorin e Pavarësisë për qëllimet e tij elektorale. “Brukseli do mbërrijë në Tiranë, por çfarë do të ndodhë, ata do vijnë të kërkojnë 12 standarde, por kryeministri Berisha nuk do t’ua japë. Fyle dhe Brukseli do vijnë për 12 rekomandimet, por Berisha dhe qeveria e tij do ti japin kopjen e ftesës për ditën e Pavarësisë, të cilën ka një muaj që e shumëfishon për t’a dhënë çdo lideri politik ndërkombëtar, që ta shndërrojë këtë ditë në fushatën e tij elektorale duke keqpërdorur ndërkombëtarët”, - tha ai.
Re.Pu
Comments
Ne Lushnje ulerinte Lisien

Ne Lushnje ulerinte Lisien Bashkurti, i perfshire para disa vitesh ne nje skandal ne Prage.

Kjo partia e Spahiut,sikurse

Kjo partia e Spahiut,sikurse edhe ajo e Topit dhe shume te tjera me para e te tjera akoma qe do te vijne me pas,une i shoh si "Partikartopeceta",m nje fjale nje perdorimshe.

Nese ulerin Bashkurti,ish sek.pare i KQ te Rinise,kjo do te thote se ka ngelur si peshku pa uje dhe si i thone i mbyturi kapet pas fijes se flokut.Sa per Spahiun eshte njeriu qe vjen nga kupola,bash aty ku behej drejtesia,dhe nuk beri dot asgje.Mos valle ja kishte fajin sistemi dhe kerkon ta ndryshoje me kete kartopeceten e tij?

Lum kush te rroje!!!!

m'vjen keq qe z.spahiu

m'vjen keq qe z.spahiu s'paska 1 foto tjeter ku nuk shfaqet si romeo i zhuljetes

Add new comment