Socialistët denoncojnë dhunën e deputetit Sula; por ky i fundit përgënjeshton lajmin

Socialistët kanë reaguar lidhur me ngjarjen që kanë raportuar gazetat në ditën e sotme, në qendër të së cilës është Dashnor Sula, deputeti i PD-së, që ka qëlluar me armë si kanosje ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Ka qenë Fidel Ylli ai që ka dalë në një konferencë për shtypin në emër të socialistëve. “Për të disajtën herë Dashnor Sula dhunon gjyqtarët, …dhunon gjithçka që i del përpara dhe prish imazhin e një qyteti, i cili është dashamirës i futbollit; dhe ky person që ditën e diel nxjerr pistoletën në mes të ditës në stadium, ditën e enjte vjen në Kuvend me kostumin e deputetit për të votuar ligje”, tha deputeti Ylli. Më poshët ai kish disa pyetje për kryetaren e Kuvendit, që aspiron të bëhet Presidente e Republikës, e për kryeministrin e PD-në: “A e ka thërritur ndonjëherë këtë deputet që ushtron dhunë? Si nuk e thërret njëherë këtë deputet Kryeministri, e grupi parlamentar për të mbajtur një qëndrim?”
Ndërkohë, deputeti Sula e ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë; nuk kuptohet pse e ka bërë me kaq vonesë këtë përgënjeshtrim. “Jam i gatshëm të dorëzoj mandatin e deputetit në rast se provohet se kam ushtruar qoftë edhe presionin më të vogël ndaj arbitrave apo lojtarëve”, tha ai për televizionin Vizion Plus. Një ditë më parë, sipas shtypit, sekretari i federatës shqiptare të futbollit, Eduard Prodani deklaroi se kishte marrë informacione në rrugë zyrtare nga drejtuesit e vëzhguesit, se deputeti Sula kishte qëlluar me armë në stadium.”
Policia ka të njëjtin mendim me atë të Sulës.
Re.Pu.
Add new comment