Skandali i licencës së Lotarisë

Postuar në 25 Qershor, 2012 15:23

Opozita ka denoncuar të tjera fakte për tenderin e shumëpërfolur të Lotarisë Kombëtare, të cilat rëndojnë edhe më shumë pozicionin e qeverisë. Deputeti Erjon Braçe thotë se përmes tenderit qeveria po transferon tek kompania e paracaktuar jo një, por 7 monopole.

“Licensa është një dhe e vetme, është monopol i pastër. Por kjo licensë ka autorizimin në ligj që të organizojë shtatë lojëra kombëtare, unike që nuk mund t’i realizojë kërkush tjetër. Favoret vijnë duke u shtuar, kur thuhet që lojërat mund të organizohen duke u shitur bileta me pakicë nëpërmjet rrjetit online të internetit apo përmes shërbimit të telefonisë celulare”, tha Braçe.

Lotaria Kombëtare është e vetmja që do të ketë edhe privilegjin për të bërë reklama dhe publicitet në media, pasi për të tjerat kjo është e ndaluar me ligj.

“Ligji nuk lejon kërkënd tjetër përveçse Lotarinë Kombëtare, për të kryer publicitet me qëllim që të garantojë një shumicë dërrmuese lojtarësh në të shtatë lodrat kombëtare unike të këtij monopoli të pastër, që i jepet një privati”, tha Braçe.

Sipas Braçes një tjetër favor që qeveria i ka dhënë me ligj kompanisë fituese lidhet me tarifën e licencimit, e cila ndonëse parashikon monopolin për 7 lojra fati do të jetë vetëm 300 milionë lekë.

“Tarifa e marrjes së licensës për kazino në territorin e Tiranës është 1 miliard lekë të reja, për një Lotari Kombëtare unike është përcaktuar që kjo tarifë të jetë vetëm 300 milionë”, tha Braçe.

Pika më e dyshimtë e tenderit për licencën, sipas deputeti socialist është ajo që përjashton çmimin nga kriteret e vlerësimit. Qeveria pretendon se për këtë është këshilluar nga konsulenti, por zoti Braçe e rrëzon këtë argument duke iu referuar dokumentave zyrtarë.

“Në vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 11 janar janë përcaktuar kriteret e vleresimit te tenderit. Dhe po në këtë vendim qeveria autorizon ministrinë e financave të pajtojë konsulentin. Si i percaktoi kriteret konsulenti kur nuk ishte pajtuar akoma?, tha Braçe.

Opozita e ka cilësuar tenderin për Lotarinë Kombëtare si një akt kriminal përmes të cilit qeveria po grabit një të drejtë të publikut për t’ja dhënë klientave të pushtetit të saj.

Top-channel.tv

Comments

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

<p>Llotaria kombetare eshte fitimprurese.Kam parasysh Superenalotton ne Itali,qe qarkullon miliona euro ne jave.Mundet fare mire ta drejtoje ministria e financave,qe te akten te nxjerre pjeserisht rrogat e administrates.Nuk e kuptoj pse jepen me konçension bisneset fitimprurese,nese gjykohet se mund te jepen ato veprimtari qe dalin me humbje dhe privati mund ti ktheje ne fitimprurese.Meqe ka pak vend ketu per te shpjeguar nje hisori te gjate konçensionesh dhe privatizimesh absurde(pionere ka qene Thatcer ne GB),po te vesh re,keto konçensione jepen si shperblime ndaj asaj kompanie qe i ofron rryshfetin me te madh dallkaukeve qe shfrytezojne postin.&nbsp;</p>

Submitted by loni (not verified) on

<p>e the dhe vete historia eshte e gjate. thjesht per ata qe nuk kane kujtese tek ne e nisi Nano me AMC-ne e te tjera. Nderkohe mjeshtri i vertete qenka Berisha, qe s&#39;po le asgje pa falur privateve (dhe indirekti vetes se tij). Duhet qe nje force politike qe pretendon te qeverise, si PS-ja, te angazhohet qe do te nise nje periudhe shtetezimesh te atyre privatizimeve qe jane totalisht kundra interesit publik, dhe me goxha perqindje korrupsioni ne to. Per momentin PS ka ndermend thjesht te zevendesoje PD-ne ne kete proces koruptiv. Dhe kur them PS nenkuptoj nje pjese te mire te udheheqesve te PS-se si dhe te bazes se tyre, qe e shohin ardhjen ne pushtet thjesht si mundesi direkte interesi. Pikerisht ketu qendron forca e PD-se. Cdo biznesmen qe ka interesa te tilla korruptive nuk ndjen asnje frike qe do te rrezikohet ne te ardhmen nga ardhja ne pushtet e PS-se, dhe prandaj vazhdojne te qete me Berishen te bejne cdo lloj pazari qe mendja u pjell. E vetmja veshtiresi e tyre qendron ne gjetjen e mikut per Berishen. Dhe per kete kane zyren e Gites...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.