Shtrenjtohen çmimet e shitjeve për E-book dhe iTunes. Hyn në fuqi rregullorja e re e BE. Taksa e re kërkon të nxjerrë jashtë loje Amazon dhe Apple

Postuar në 03 Janar, 2015 08:42

Dy faqet elektronike shitje-blerje online, ajo për libra E-books dhe ajo e shkarkimeve muzikore iTunes janë ndër produktet e përzgjedhura për t’u bërë më të kushtueshme sipas rregullave të reja të Bashkimit Europian. Vendimi për taksën e re ka hyrë në fuqi në datën 1 janar. TVSH-ja për prodhimet dixhitale, të tilla si E-books, shkarkime muzikore dhe aplikacione të tjera, do të ngarkohet sipas vendit ofrues. TVSH do të jetë e pagueshme në vendin ku produkti dixhital është blerë. Kjo masë është një përpjekje për të harmonizuar rregullat e TVSH në të gjithë vendet e BE, por edhe një përpjekje për të parandaluar firmat si Amazon, Apple apo edhe një numër të tjerë ofruesish të shërbimeve të internetit nga SHBA, të cilët me taksa të tilla nxirrnin jashtë loje shitjet evropiane në vendet si Luksemburgu, ku norma e TVSH është vetëm 3 për qind. Të gjitha kompanitë që shesin biznes telekomunikacioni, transmetimi apo shërbime dixhitale do të goditen nga këto rregulla të reja. Shumica e vendimeve është marrë kur Jean-Claude Juncker, tashmë president i Komisionit Europian,  ishte kryeministër.

 

l.v

 

http://euobserver.com/news/127074

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.