Shqiptarja misterioze e kokainës, Pranvera Ebeling. Ka qëndruar këtu tre ditë gjatë dhjetorit

Pranvera Ebeling, quhet femra me nënshtetësi gjermane që u identifikua nga autoritetet gjermane si pika e kontaktit në rrjetin e trafikut të kokainës. Siç shkruan Mapo, ajo mbërriti në Shqipëri më 14 dhjetor dhe u largua një ditë pasi autoritetet gjermane sollën kërkesën për hetimin e bashkëjetuesit të saj, Ilir Hyseni. AJo është rezidente prej rreth 10 vitesh në Gjermani. Vetëm tri ditë pas mbërritjes në Shqipëri të Pranvera Ebelingut, autoritetet gjermane vunë në dispozicion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda një dosje, sipas së cilës, e dyshuara kishte komunikim të vazhdueshëm me shtetasin shqiptar, Ilir Hyseni.
Ky i fundit, sipas autoriteteve gjermane mbante kontakte të vazhdueshme me Fatmir Imerajn, pronar i një servisi në zonën e Kombinatit në Tiranë dhe Ermal Hoxhën, i identifikuar si një nga personat që vizitonte shpesh laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit.
Ebeling është mbajtur nën vëzhgim deri më datën 18 dhjetor të vitit 2014, kur edhe është larguar nga Porti i Durrësit.
a.k
Add new comment