Shqipëria, vendi më i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore në Europë

Shqipëria është vendi më i ekspozuar në Europë ndaj fatkeqësive natyrore dhe vendi i 37-të në botë. Kjo është njoftuar nga shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, që ka referuar studime ndërkombëtare. “Raporti i riskut botëror të vitit 2014, i botuar rishtazi nga universitetet e Kombeve të Bashkuara, institutet për mjedisin dhe sigurinë njerëzore, i cili ka përllogaritur indeksin e riskut në fatkeqësitë natyrore për vitin 2014 në 171 vende të botës, bazuar në ekspozimin ndaj fatkeqësive dhe cënueshmërinë pre tyre, si dhe mundësive për të reaguar ndaj fatkeqësive, e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë më të rrezikuar në Europë dhe të 37-in në botë”, tha Premçi. Sipas tij, një pjesë të përgjegjësisë e ka politika që nuk ka reaguar dhe vepruar në kohë përbtë mos lejuar këtë gjendje. “Është tepër e vështirë të ndërgjegjësohet politika shqiptare për të reaguar ndaj kërcënimeve që natyra i shkakton njeriut dhe shoqërisë shqiptare. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për përshpejtimet dhe miratimet e ligjeve të ndryshme në kohë rekord kur e kërkon situata politike. Por asnjëherë nuk përshpejtohen dhe nuk përqëndrohen politika shqiptare për të miratuar ligje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e jetës së njeriut”, tha Premçi gjatë konferencës së “Menaxhimi i emergjencave civile në Shqipëri”.
s.z
Add new comment