Shpallet dhe mashkulli më i bukur në botë
Ai është 24-vjec, nga Hollanda, dhe mesa duket i dashuruar. Rogier Warnawa ka fituar konkursin e bukurisë të përvitshëm, ku vlerësohet paraqitja e jashtme e meshkujve. Ndër 40 konkurentë, ai u shpall fituesi në garën që u zhvillua në Republikën Domenikane.
Përsa i përketë fizikut,ai ka thënë:’Bëj shumë ushtrime dhe kujdesem që të respektoj një dietë të balancuar.’ Ndërsa statusi i tij shoqëror, ka mërzitur shumë vajza në botë, në bazë të postimeve në Instagram, kuptojmë se Rogier është i zënë me dikë që e quan ‘Ëngjëlli im’./E.B

Add new comment