Shakaja e 1 Prillit që tronditi fanset e Robert Pattinson.

Sic dihet prej disa muajsh aktori Robert Pattinson është në një lidhje me Tahlia Barnett ose sic njihet me emrin e artit FKA Twigs. Ndonëse vajza në fjalë është komentuar shumë nga fanset e yllit të filmit ‘Twilight’, këto të fundit morën më 1 Prill një ‘surprizë’ të pakëndëshme.
Miku i Tahlias, T-Pain dha një intervistë ku pohoi:’Ajo udhëton shumë, sa here i telefonoj është në një shtet tjetër. Por tani që është fejuar gjërat kanë ndryshuar.’ Mjaftoi kaq që adhurueset e Robert Pattinson të postonin statuse të pafundme në rrjetet sociale duke ‘qortuar’ Robert. Megjithatë T-Pain sqaroi se ishte vetëm një shaka./E.B

Add new comment