Shënim: Valë kandidimesh në PD. Biberaj e ka të sigurtë humbjen. Mos vallë kërkon thjesht rehabilitimin?

Sokol Olldashi zyrtarizoi kandidaturën e tij për kreun e PD-së. Edhe emra të tjerë (bajagi anonimë) janë shfaqur, teksa ka plasur një valë anëtarësimesh në parti, si furnizim për parimin një anëtar- një votë. Veç Lulzim Bashës, deri më tani është prononcuar si garues edhe Aleksandër Biberaj. Le të ndalemi pak tek ai.
Biberaj ishte deputet dhe figurë në ngjitje e Partisë Demokratike në mandatin e saj të parë qeverisës. Në arenën ndërkombëtare, profili i tij u konsolidua deri në detyrën e zv.presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Këta reflektorë publiciteti mesa duket shkaktuan xhelozira brenda kampit blu, dhe zërat flisnin për përplasje mes tij dhe Jozefina Topallit. Me rënien e yllit të Besnik Mustafajt (e zëvendësoi Lulzim Basha në ministrinë e Jashtme në prag të vizitës së presidentit Bush), u duk se Berisha e kishte bërë zgjedhjen e tij edhe për Biberajn. Shumë ujëra rrodhën: Biberaj bashkëthemeloi me Gazmend Oketën partinë e Bamir Topit, por u zhgënjye, dhe tani shpall kandidimin për kreun e ri të PD-së. Të gjitha shenjat (përgënjeshtrimi i këtyre shenjave do ishte surpriza më pozitive dhe bllofi më i madh për analistët dhe opinionin publik) flasin, ashtu siç kanë folur të paktën dy vitet e fundit, për paracaktimin e pasardhësit të tij nga vetë Sali Berisha, dhe ai është Basha. Biberaj nuk është naiv mbi zhvillimet në PD. Atëherë përse kandidon ai? Mospëlqimi për këtë pretendent të papritur është lëshuar tashmë nga brenda PD-së. Ama, logjika e gjërave do që nëse ai pranohet formalisht si garues (pra nëse pranon Berisha), partia dhe lidershipi i ri, në frymën e “hapjes” dhe rimobilizimit për betejat e reja politike, do ta kooptojnë edhe Biberajn në strukturat e saj. Duke e shpëtuar kësisoj nga aventura fatkeqe FRD. Ky shënim bëhet gjithnjë me shpresën se realiteti do ta rezultojë të gabuar…
A.K
Comments
Ti palaco je, nuk te
<p>Ti palaco je, nuk te kandiduan per deputet dhe e berre harram, po vete po lepin aty ku pershtyve.<br />Nuk je me i mire se Pollo dhe Selami, Ceka dhe Imami. Apo ata AK-istat qe iu bashkuan LSI-se ne Fier.</p><p>Te genjen mendja.</p>
Biberaj je politikani me i
Biberaj je politikani me i mire! Suksese dhe bravo qe ne nje fare menyre po perzjen ujrat Basha-Berisha! Ne rast se nuk zgjidhesh PD ska zgjedhje te drejta.
Add new comment