Sa kushton ndarja e Beyonce dhe Jay-Z?

Postuar në 25 Maj, 2014 03:53

Siç shkruajnë mediat e huaja çifti më i famshëm në botë, këngëtarja Beyonce dhe hip hop artisti Jay Z, tash e sa kohë kanë probleme në martesë. Arsyeja e problemeve sipas mediave është mashtrimi, tradhtitë, përleshjet si dhe xhelozia e ndërsjellë

Edhe pse kohëve të fundit vazhdimisht i shohim bashkë nëpër foto dhe të buzëqeshur, me të madhe po flitet se Beypnce dhe Jay Z janë në prag të ndarjes. Siç raportojnë disa media amerikane, xhelozia në mes çiftit sa vjen e po bëhet më e padurueshme. E nëse vjen deri tek ndarja , kjo do të jetë ndarja më e shtrenjtë në histori të show bizzit e cila do të kushtojë hiç më pak se 1 miliard dollarë.

Si arsye kryesore për ndarje thuhet se janë tradhtitë e Jay Z-së . Por gjithashtu spekulohet se këngëtarja tashmë i ka hequr disa tatuazhe të cilat kanë qenë të dedikuara bashkëshortit të saj.

„Jay Z i ka treguar disa miqve që Beyonce po e heq tatuazhin unazë që e ka bërë kur është martuar me të. Megjithatë ai nuk lodhet për këtë, ndërsa thekson se asgjë nuk është e përjetshme“, ka thënë një burim anonim i cili ka shtuar se Beyonce mundohet ta paraqes veten si femër të fortë, por siç thotë ai kjo është larg nga e vërteta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.