S’i eci me Boateng, Rihanna ‘ia gjuan’ Benzemas
E ndiej dhe e kuptoj shumë mirë vuajtjen tënde", ka shkruar ajo, duke iu drejtuar sulmuesit francez. Ai i është përgjigjur.
Ndoshta është për efekt të "klimës" së kësaj periudhe, por mund të thuhet se pasioni i Rihannas për protagonistët e futbollit po bëhet gjithmonë e më i fortë. Këngëtarja me origjinë nga Barbados, po ndjek të gjitha ndeshjet e Botërorit në Brazil, duke komentuar përmes Twitter-it rezultatet dhe ngjarjet më të rëndësishme.
Kështu, pasi ndezi më kot xhelozinë e Melissa Satta-s për një vlerësim pikant kundrejt Kevin Prince Boateng, duket se tashmë Ri-ri ka një futbollist tjetër të parapëlqyer: Karim Benzema. "E ndiej dhe e kuptoj shumë mirë vuajtjen tënde", ka shkruar ajo, duke iu drejtuar sulmuesit francez pas ndeshjes me Ekuadorin, ku Karim s'shënoi dot. Ai i është përgjigjur menjëherë, me dashamirësi të madhe: "Pa vuajtje nuk ka rezultate. Faleminderit për mbështetjen!". Mos ndoshta po lind diçka më shumë se vlerësim i thjeshtë reciprok?
Add new comment