Rreperi Tyga zbulon jetën e shfrenuar të ish partneres, bën kërkesë për kujdestarinë e të birit

Postuar në 22 Dhjetor, 2014 11:14

Rreperi i njohur Tyga raportohet se do të nis procedurat gjyqesore për të fituar kujdestari të plotë ndaj djalit që ai ka me ish partneren Blac Chyna. Kjo erdhi si pasojë e një video të publikuar, ku modelja shfaqet duke kërcyer Twerk së bashku me Amber Rose ish bashkëshorten e Wiz Khalifës. Por ajo që e bindi edhe më shume se Blac nuk është personi i duhur që duhet të kujdeset për të birin , ishte një tjetër informacion.
 

Thuhet se Tyga u revoltua pasi zbuloi se Blac Chyna, mikja më e mirë e Kim Kardashian, ka festuar deri në orët e vona të mbrëmjes, duke e lënë të birin nën kujdesin e personave të tjerë. Ndërkohë që ai pretendon se mund të jetë një baba shumë më i mirë, dhe meriton të ketë kujdestarinë e plote ndaj djalit. Rreperi Tyga i cili në te vërtetë quhet Michael Ray Stenevson , dhe Blac Chyna, ose sic quhet në të vërtetë Angela Rene White, janë prindërit e dy vjecarit King Cairo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.