Rrëfime interesante nga yjet: Ata zbulojnë si humbën virgjërinë!

Postuar në 03 Prill, 2015 11:27

KHLOE KARDASHIAN – Humbi virgjërinë në moshën 14-vjecare me një mashkull shumë më të madh në moshë se ajo. Lidhur me këtë fakt Khloe këshillon:’Mos lejoni askënd që t`ju ushtrojë presion, nuk ja vlen. Jam ndjerë shumë keq në përfundim.’

 

DUSTIN HOFFMAN-Aktori humbi virgjërinë në moshën 15-vjecare në festën e Vitit të ri me një grua që supozohej të kujdesej për të dhe vëllain e tij.

 

KEVIN JONAS- Ish anëtari grupit Jonas Brothers e pati herën e parë mbrëmjen e parë të martesës me bashkëshorten Danielle kur ishte 22-vjec.

 

KATY PERRY- Ishte 16-vjev gjatë asaj kohe, dhe ndodhej në një makinë Volvo duke dëgjuar albumin Grace të Jeff Buckley.

 

ANGELINA JOLIE- Iu dha të dashurit të parë 14-vjec. Pas humbjes së virgjërisë ajo dëshironte që të ndihej edhe më pranë tij, kështu që mori një thikë duke prerë gishtin e saj dhe të tij, për të bashkuar gjakun më pas.

 

KATE MOSS- Supermodelja ishte 14-vjec dhe kjo ndodhi gjatë pushimeve familjare në Bahamas.

 

BRITNEY SPEARS-Në biografinë e saj nëna e Britney Spears thotë se e bija humbi virgjërinë 15 vjec me një futbollist në shtëpinë e tyre në Los Angelos.

 

TOMMY LEE JONES- Ishte 13-vjec kur motra e tij e zbuloi teksa kryente marrëdhënie me miken e saj të ngushtë. Aktori thotë:’Ajo I tha prindërve, nuk e keni idenë sa keq që shkoi.’

 

JOHNNY DEPP- Ishte kitarist për grupin ‘The Flame’, kur humbi virgjërinë në fugonin e grupit 13-vjec.

 

JESSICA SIMPSON- Për shkak të besimit të saj të krishterë, këngëtarja iu dha bashkëshortit mbrëmjen e parë të martesës Nick Lachey kur ishte 22-vjec.

 

DANIEL RADCLIFFE- Festoi 16-vjetorin duke kryer ‘detyrën’ me të dashurën që gjatë asaj kohe ishte 23.

 

ADRIANA LIMA-Bukuroshja braziliane mund të jetë ëndrra e cdo mashkulli, por ajo nuk kreu marrëdhënie me askënd përvec bashkëshortit serb Marco Jaric, mbrëmjen e parë të martesës 27-vjec. Tani ata janë ndarë./E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.