Rihanna i fut frikën Melissa Satës
Vetëm pak ditë pasi këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna shfaqi simpatinë ndaj futbollistit Kevin-Prince Boateng, partneren e tij, Melissa Satta e ka zënë “frika” dhe ka vendosur të zgjerojë familjen.
Boateng dhe Melissa kanë vetëm dy muaj që janë bërë prindër të një djali, ndërsa kanë nisur planet për dasmën dhe për fëmijën e dytë.
Në një intervistë për “Chi”, shoëgirl-ja Satta ka zbuluar se martesa është një nga prioritetet e çiftit, tashmë që Boateng ka marrë divorcin nga ish-gruaja.
“Së pari do të ketë një dasmë, deri në vitin 2015 do të jemi martuar dhe besoj se ceremonia do të bëhet në Sardenjë. Ndoshta do të ftojmë Rihannën për të kënduar në dasmën tonë. Së dyti, do të mendojmë për një vëlla ose motër për Maddox” është – shprehur Melissa.
Add new comment