Rihanna e fiksuar pas futbollistëve në botëror.

Postuar në 19 Qershor, 2014 03:57

Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna i ka kthyer sytë nga futbollistët, duke publikuar foto të atyre që hyjnë në shijet e saj.

Rihanna ka publikuar fotot e futbollistëve në rrjetin social “Twitter” duke i shoqëruar edhe me një dedikim.

Në krye të futbollistëve që i pëlqen Rihannës është futbollisti Kevin – Prince Boateng, por për fatin e keq të këngëtares ai është i lidhur me bukuroshen Melissa Satta, për më tepër që prej 15 Prillit janë bërë prindër.

Pas futbollistit Boateng, lista vijon me lojtarët e kombëtares gjermane, ku ndër më të preferuarit janë Lukas Podolski, Miroslav Klose, Bastian Schweinsteiger dhe “qershia mbi tortë” është trajneri Joachim Low.

Në preferencat e Rihannës është edhe futbollisti portugez Cristiano Ronaldo, për të cilin këngëtarja ndjen keqardhje që skuadra e tij u poshtërua nga 4 golat e Gjermanisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.