Rihanna dhe Drake, një romancë e dështuar
E gjora RiRi! Kështu e kanë komentuar mediat rozë goditjen e dytë pas shpine të Rihannës, pas ndarjes me Drake.
Burime të afërta të këngëtarës kanë raportuar për HollywoodLife.com se Rihanna ndihet e dërrmuar edhe pas ndarjes nga Drake, marrëdhënie e cila nisi me dashuri dhe pasion të madh, disa muaj më parë.
Duket se për këngëtare 26-vjeçare nuk do të ketë fat të mirë në dashuri. Ajo e quan një dështim marrëdhënien me Drake dhe mendon se ishte dështimi i radhës.
Pas marrëdhënies së trazuar me Chris Brown këngëtarja bukuroshe mendonte se kësaj here ishte në krahët e dashurisë së vertëtë. Nuk kaloi shumë kohë dhe ishte vetë Rihanna e cila deklaroi se kjo marrëdhënie ishte një romancë që dështoi shpejt.
Add new comment