Rama në Emiratet e Bashkuara, pjesë e delegacionit edhe Blendi Klosi. A po “piqet” kandidati i PS-së për Tiranën, apo është diversion?

Postuar në 13 Prill, 2015 13:15

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë me dije se emrat e kandidatëve për qytete kyçe si Tirana e Vlora, për zgjedhjet lokale që po afrojnë, do t’i vendosë pasi të kthehet nga udhëtimi i Emirateve të Bashkuara Arabe. Nga foto e publikuara gjatë këtij udhëtimi, vihet re se përveç ministrave si Ahmetaj, Tahiri e Bushati, kryeministri ka në përbërje të delegacionit edhe deputetin Blendi Klosi, një ndër të përfolurit si kandidat i mundshëm. A është ky një sinjal “tradhtues” se cili mund të jetë kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës? Ndoshta. Por ndërkaq nuk mungojnë zërat se po rikthehet ideja e një kandidateje femër për Tiranën.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.